BERAT - Kryeministri Berisha ishte sot në një takim të tij me fermerë të Beratit. të cilët u shprehën të pakënaqur dhe kritikë ndaj punës së bërë nga qeveria në qytetin e tyre.
Një prej fermerëve është ankuar se 30 hektarë serë i kanë shkuar dëm. Ai i ka folur hapur Kryeministrit duke thënë se “Çdo parti premton, por kur vjen në pushtet harron”.
“Je i nderuar po na ndihmove” - shtoi fermeri.
Berisha tha se Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa një fshat të zhvilluar, duke siguruar fermerët e shqetësuar për prodhimet e shkuara dëm të tyre se janë prioritet.
Shqetësimit të tij Berisha është përgjigjur se “Do i ndihmojë me urgjencë, që të keni jetë normale”. Në këtë mandat Berati ka qenë në krye të investimeve, ndërsa fermerët kanë sjellë në vëmendje një sërë vështirësish.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com