Të dëshpëruar e të pashpresë, fermerët e Divjakës po detyrohen ta groposin lakrën kokë, pasi nuk gjejnë treg. I gjithë mundi dhe investimi u ka shkuar dëm.

Qindra hektarë të mbjella me këtë kulturë prej vitesh destinacion kryesor ka pasur tregun e jashtëm, por pikat e grumbullimit nuk kanë tërhequr aq 5% të prodhimit.

Pavarësisht humbjeve miliona lekë, fermerët po bëhen gati për mbjelljen e shalqirit.

Fermerët thonë se kanë 0 mbështetje nga shteti dhe bëjnë thirrje për subvencione.

Mungesat e tregut ka prekur më së shumti fshatrat Sulzotaj, Mizë, Zharrnec, Kryekuq e Kamenicë ku janë dhe sipërfaqet më të mëdha të mbjella. Sipas të dhënave jozyrtare, sipërfaqja e mbjellë me lakër në bashkitë Divjakë dhe Lushnjë i kalon 500 hektarë. Sipas fermerëve kostoja e kultivimit të një hektari lakër shkon deri në 6 mijë euro.