Fermerët e Myzeqesë kanë protestuar në rrethrrotullimin e plastmasit në Lushnjes për prodhimet e pashitura si dhe çmimet e larta të karburanteve dhe importeve bujqësore.
Po ashtu, nga qeveria kërkojnë që të ketë rimburësim për çdo humbje që u shkaktohet atyre nga fatkeqësitë natyrore.
Fermerët, të cilët në shenjë revolte dhe simbolike mbanin arka me domate në duar, thonë se nuk po ndërhyhet nga qeveria, duke sjellë falimentimin e tyre.
Protestuesit kanë marshuar drejt bashkisë së qytetit, ndërsa ata po mbikëqyren nga forca të shumta policie.
Komento
Keta nje her ti brej ndergjegja e te japin llogari per produktet kancerogjene qe shesin.per hormonet pa hesap qe perdorin.app harrun qe e pjekin bostanin per8 ore.ose domaten brenda nates.
Përgjigju