FIER- Janë kthyer nga emigracioni për shkak të krizës ekonomike në vendet fqinje dhe kanë kthyer sytë nga bujqësia. Fermerët e Frakullit në Fier, të njohur në mbarë vendin për cilësinë e produkteve të tyre, tashmë kanë kthyer sytë nga kultivimi dhe shitja e luleshtrydhes.
 
Fermerët pohojnë kërkesat për këtë produkt janë në rritje, ndaj serat e tyre janë të tejmbushura më këtë frut, që sipas fermerëve ka sjellë mjaft përftime.
 
Ndërkohë ata për të rritur aktivitetin e tyre kërkojnë edhe mbështetjen e qeverisë, teksa kanë edhe kërkesa specifike.

“Po rrisim prodhimin, po rrisim sipërfaqet dhe na del shumë problem për dogana, nga dogana e grekut, se edhe ata me të drejtë ndoshta edhe nga dogana jonë nuk të lënë. Sikur merremi me tregtira të mëdhaja. Po na rriten shpenzimet nga viti në vit. Na erdhi zoti kryeministër këtu dhe na tha do ju ndihmojmë do të keni lehtësira por nuk e kemi parë, shpresojmë”, thonë fermerët.
 
Sipas fermerëve kultivimi dhe shitja e luleshtrydhes ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e familjeve të tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiparja.com)