Fermerët hedhin në rrugë produktet që nuk i shesin dot, ministria e Bujqësisë për Report Tv: Do i mbështesim deri në agropërpunim

 

Buxheti i vitit 2022, sipas ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, do të mbështesë fermerin dhe peshkatarë. E pyetur nga gazetari i Report TV, Ermal Qori, nëse ka një plan konkret për mbështetjen e fermerëve të cilët nuk arrijnë ta shesin të gjithë prodhimin, Krifca tha se synohet që produktet t’i përpunojmë dhe të kemi mundësi të shesim në treg nënproduktet e tyre.

“Mbështetja  e buxhetit do shkojë nga fermeri, nga prodhimi deri tek agropërpunimi. Kemi dëshirë të shtojmë vlerën e produktit në Shqipëri. Pra, ne të mos kemi mundësi ta shesim domaten kokërr, por duke e përpunuar atë. Buxheti të rrisë produktivitetin e fermerëve dhe produkteve bujqësore, përforcime do shkojnë edhe në digjitalizimin e pajisjeve në bujqësi”, tha Krifca për Report Tv.

Ndërkohë, Krifca bëri me dije se do të rinovohet edhe flota e peshkatarëve.

“Buxheti i 2022 do mbështesë objektivat e qeverisë për mandatin e ardhshëm. Do mbështeten fermerët që nga prodhimi deri në agropërpunim, peshkatarët, anijet dhe flota e peshkatarëve, për një zotim që ne kemi mbajtur tashmë përmes këtij buxheti. Ne do të injektojmë financim aty ku produktiviteti do të jetë i lartë që të lidhim të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor. Buxhet për bazën e bujqësisë, që është siguria ushqimore, do investojmë në rritjen e kapaciteteve të institucioneve që ruajnë sigurinë ushqimore në vend, teknologjinë e tyre. Do mbështesim turizmin rural, një prioritet i vendosur në tre vitet e fundit, sepse është një motor zhvillimi. Do të rinovohet flota e peshkatarëve. Investimi do të shkojë direkt tek fermerët. Në javët në vijim do të japim detajet se si do të bëhet ky investim.  Do të shtojmë vlerën  e produktit në Shqipëri. Investime do të shkojnë edhe për dixhitalizimin e sistemit në bujqësi. Është një buxhet i menduar mirë për të zgjidhur problematikat”, tha Krifca.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2022/ Rritje të ndihmës ekonomike dhe pagave për mësuesit, policët, mjekët e infermierët! Pensionistët do marrin shpërblim në fundvit! Ndihmë bashkive për mbetjet


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri