Fermerët në Elbasan i kërkojnë pika frigoriferike, Rama: Bëhuni aksionerë me Bashkinë, na sillni projektin dhe pjesën tjetër e financojmë ne

 

Fermerët në Elbasan i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ngrenë pika frigoriferike. Në përgjigje të kërkesave të tyre, Rama u tha se këtë e ka në dorë bashkia dhe prandaj duhet të ulen të bisedojnë për një projekt. Kreu i qeverisë u tha fermerëve që të investojnë edhe vetë për këto pika frigoriferike duke shtuar financuar ata vetë një pjesë të parave, ndërsa një pjesë tjetër ta shtojë bashkia. Më pas Rama shtoi se nëse gjendet vullneti dhe projekti bëhet gati brenda tre javësh, pjesën tjetër të financimit do ta mbulojë qeveria.

“Së pari për pikën frigoriferike ja ku është, e keni njësh dhe më të mirë se lali eri thua ti, po unë s’jam i kënaq as me nishin tuaj as me nishin tim atje. Më ka rënë goja. Nuk mjafton më që bashkia ti japë rrugë kanalizime por duhet të futet edhe matanë rrugës, toka që punohet dhe të thotë pikë frigoriferike. Sa veta jeni që doni të përfitoni, sa tjerë mund të vijnë këtu. Me ju të 30 ulemi tani bëjmë një sipërmarrje bashkia dhe ju të 30. Sa lek do fusni ju, 1 lekë, sa për të thonë e futa unë, 100 mijë lekë të vjetra. Sa do fusë bashkia, 20 lekë. Sa duhen? Edhe 70 lekë të tjera. Do ulemi të bëjmë projektin dhe do i shkojmë ministres së bujqësisë dhe do thotë aplikoni për mbështetje nga skemat kombëtare që i ka AZHBR përmes saj, nga fondet e BE dhe me mbështetjen e qeverisë nga garancia sovrane për të marrë një kredi që e ka garantuar qeveria. Kom që bashkia vendos një administrator, ku jeni pronarë aksionerë maxhorance, vazhdon punën dhe bën pikën frigoriferike,. Se bën qeveria, qeveria financon ose do ta bëjë një sipërmarrës. Po erdhi biznesi është me shumë kosto, kështu jeni ju që bëni këtë biznes. Prandaj s’jam i kënaqur me këto nishat, rrugë keni bërë, puna është të bëjmë më shumë  e më shumë. Kam hall se këta nishat i rre mendja, se kur u thoni mrekulli, duhet ët shkojmë shumë më shpejt më para, mjafton që të krijojmë modelet. Unë ju jap fjalën, bëni projektin dhe do ta mbështesim direkt. Që më mgjes duhet të vijë tek ju dhe brenda dy tre javësh të vijë në Tiron dhe të thotë ja ku është dhe nëse ndodh kështu, në fund të vitetit tjetër jemi këtu për të inauguruar pikën frigoriferike”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Sipërmarrje shtetërore për fermerët, do krijojmë 5 tregjet e para për të mos lejuar abuzimet nga privati! Bashkitë ura lidhëse për fonde (VIDEO)


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij