ELBASAN- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Elbasan tha se do të ngrihet një sipërmarrje ku bashkia do të ketë rolin kryesor për të mos lënë në baltë fermerët dhe për të hequr varësinë nga privati. Kryeministri tha se fillimi për këtë iniciativë do të jetë krijimi i 5 tregjeve të para shtetërore që do të menaxhohen nga bashkitë dhe kjo do të sjellë edhe çmime më të lira për produktet bujqësore. Këto 5 tregje tha Rama se do të ndalin edhe abuzimin me çmimet nga sipërmarrjet private.
“Bujqësia sot pavarësisht krizës, që është një krizë e madhe botërore, pavarësisht vështirësive është në ditën e vet më të mirë krahasuar me nga jemi nisur përsa i përket prodhimit dhe eksportit. Ua them të gjithave, nuk ishte para 50 vjetësh, ishte patra 6-7 vjetësh që kur vijë këtu të gjitha rrugët ishin të mbushura me njerëz që dilnin të rruga për të shit ca kishin prodhuar. Mbushur me tezga druri se nuk kishin infrastrukturë grumbullimi. Nuk më asgjë nga ato. Pse janë zhdukur se ka filluar një fazë e re, ku me gjithë sistemin e pikave të grumbullimit që kemi ndërtuar duke iu mbështetur ju i është dhënë një dorë e madhe fermerëve. Tani kemi nevojë për tregje cilësore dhe me çmime të arsyeshme.
Për këtë po punojmë më programin e ri në bazë të një programi janë 5 tregje të para që do të ndërtohen dhe që nuk do të jenë tregje që varen nga privati që vendosin çmime marramendëse, por tregje në dispozicion të fermerëve. Bashkia ka rol themelor, që e luan sot në 5-10%, duhet ta rrisë për tu bërë partneri kryesor i juaji. Keni nevojë për pikë grumbullimi, s’do rrini të presim ta bëjë sipërmarrësi, do krijojmë një sipërmarrje, ku bashkia do jetë pjesë ku kush të dojë do futet dhe ku bashkarish do të aplikohet për të marrë nga fondet europiane, e qeverisë, garancia sovrane, dhe kostoja për ju që do të jeni pjesë”, tha Rama.
Në përgjigje të kërkesës së fermerëve për pika frigoriferike, Rama tha se do t’i mbështesin ata me fondet e qeverisë apo edhe të BE-së dhe bashkia do të jetë urë lidhëse për t’i përfituar. Rama u tha fermerëve se për të ngritur një pikë grumbullimi duhet të ulen në bisedim me bashkinë dhe të bëhen aksionerë duke shtuar ata vetë një pjesë të financimit, një pjesë bashkia.
Pasi të hartojnë një projekt, Rama u tha ta dërgojnë në ministrinë e Bujqësisë dhe pjesa tjetër do të të financohet nga qeveria ose AZHBR me fondet e BE-së. Madje Rama shtoi se nëse arrijnë një konsensus dhe kryetari i Bashkisë, Gledjan Llata paraqet projektin brenda tre javëve, atëherë pikën e grumbullimit do inaugurojnë në fund të vitit tjetër.
Kryeministri Edi Rama the se pavarësisht krizës globale shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, Bujqësia sot “është në ditën e vet më të mirë përsa i përket prodhimit dhe eksportit”.
Fermerët në Elbasan i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ngrenë pika frigoriferike. Në përgjigje të kërkesave të tyre, Rama u tha se këtë e ka në dorë bashkia dhe prandaj duhet të ulen të bisedojnë për një projekt. Kreu i qeverisë u tha fermerëve që të investojnë edhe vetë për këto pika frigoriferike duke shtuar financuar ata vetë një pjesë të parave, ndërsa një pjesë tjetër ta shtojë bashkia. Më pas Rama shtoi se nëse gjendet vullneti dhe projekti bëhet gati brenda tre javësh, pjesën tjetër të financimit do ta mbulojë qeveria.
“Së pari për pikën frigoriferike ja ku është, e keni njësh dhe më të mirë se lali eri thua ti, po unë s’jam i kënaq as me nishin tuaj as me nishin tim atje. Më ka rënë goja. Nuk mjafton më që bashkia ti japë rrugë kanalizime por duhet të futet edhe matanë rrugës, toka që punohet dhe të thotë pikë frigoriferike. Sa veta jeni që doni të përfitoni, sa tjerë mund të vijnë këtu. Me ju të 30 ulemi tani bëjmë një sipërmarrje bashkia dhe ju të 30. Sa lek do fusni ju, 1 lekë, sa për të thonë e futa unë, 100 mijë lekë të vjetra. Sa do fusë bashkia, 20 lekë. Sa duhen? Edhe 70 lekë të tjera. Do ulemi të bëjmë projektin dhe do i shkojmë ministres së bujqësisë dhe do thotë aplikoni për mbështetje nga skemat kombëtare që i ka AZHBR përmes saj, nga fondet e BE dhe me mbështetjen e qeverisë nga garancia sovrane për të marrë një kredi që e ka garantuar qeveria. Kom që bashkia vendos një administrator, ku jeni pronarë aksionerë maxhorance, vazhdon punën dhe bën pikën frigoriferike,. Se bën qeveria, qeveria financon ose do ta bëjë një sipërmarrës. Po erdhi biznesi është me shumë kosto, kështu jeni ju që bëni këtë biznes. Prandaj s’jam i kënaqur me këto nishat, rrugë keni bërë, puna është të bëjmë më shumë e më shumë. Kam hall se këta nishat i rre mendja, se kur u thoni mrekulli, duhet ët shkojmë shumë më shpejt më para, mjafton që të krijojmë modelet. Unë ju jap fjalën, bëni projektin dhe do ta mbështesim direkt. Që më mgjes duhet të vijë tek ju dhe brenda dy tre javësh të vijë në Tiron dhe të thotë ja ku është dhe nëse ndodh kështu, në fund të vitetit tjetër jemi këtu për të inauguruar pikën frigoriferike”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues i qarkut, zhvilluan një bashkëbisedim me fermerë dhe blegtorë të zonës së Shirgjanit në Elbasan.
Gjiknuri theksoi se investimi i ri i qeverisë për unazën bujqësore ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e prodhimit të kësaj zona.
“Këtu nuk ka pasur as rrugë dhe me zor shihje një serë. Më bën përshtypje një investim i qeverisë, kjo unazë bujqësore e cila unë shpresoj që të vazhdojë dhe të lidhet me zonën e Cërrikut për të bërë një unazë të plotë, ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm përsa i përket rritjes së prodhimit. Unë këtë e kam mësuar nga ju”, tha ai.
Numri dy i socialistëve nënvizoi se si pasojë e vëmendjes që është treguar, është trefishuar dhe sipërfaqja e serave të mbjella.
“Nga ky investim që është bërë dhe nga punët e mira që ka bërë bashkia për pjesën e kanalizimeve dhe furnizimit me ujë. Më thanë se është trefishuar sipërfaqja e mbjellë në sera. Kjo është një gjë shumë e mirë. Gjë që do të thotë se është rritur prodhimi për eksport për shkak të rritjes së prodhimit në këto sera. Ky investim krijoi një impakt të madh ekonomik”, shtoi ai.
Gjiknuri tha se Elbasani ka një avantazh të madh strategjik dhe që lidhet shumë mirë dhe me vizionin e këtij qyteti.
“Është afër portit është afër kryeqytetit. Duke qenë afër këtyre dy pikave shumë të rëndësishme të biznesit dhe ekonomisë, Elbasani i ka të gjitha mundësitë të përfitojë. Pra, një investim i tillë shikoni çfarë zinxhiri ekonomik krijoi. Këtë unë e kam ndjerë gjatë bashkëbisedimit me njerëzit këtu. Dua tju them se na keni mbështetje”, deklaroi Gjiknuri.
mendim dhe ide e mire per mos ti shfrytezuar fshataret e shkretpunojn gjithe diten per ato leke
Përgjigjupo shume mire e ka meduar dhe fermeret nuk do te shfrytezohen
Përgjigjume mire ashtu se ngele duke i shfrytezuar fermeret e shkret
PërgjigjuMe bashkepunim dhe dialog cdo gje mund te zgjidhet , duhet te ulen te gjithe fermeret se bashku me perfaqesuesit e qeverise per te arritur nje konkluzion qe eshte pozitiv per te dy palet.
PërgjigjuNese ngrihen pikat e grumbullimit te mbledhin produktet nga fermeret, tiu vendoset nje cmim tavan nga qeveria dhe ne kete menyre mos te kete vend per abuzime.
PërgjigjuDuhet te vendoset barazi nga shteti qe te mos behet monopol
PërgjigjuNje nderhyrje e tille sigurisht qe do sjelle permirsim te gjendjes aktuale
PërgjigjuPo shohim qe spo ndaloni ne mbeshtetjen ndaj sektorit te bujqesise,jeni per tu vleresuar.Tashme duke bashkepunuar me bashkine sdo kemi me abjzime me cmimet
PërgjigjuIde e miremenduar sepse ne kete kohe krize eshte shume e nevojshme realizimi i ketyre tregjeve
PërgjigjuSa mir qe u mendua kjo gje dhe do e bejn pasi keshtu e fshataret do te ken me shume shitje
PërgjigjuShpresojme qe te gjitha bashkite me fondet qe do marrin te ndihmojne dhe te mbeshtesin sado pak dhe fermeret
PërgjigjuKeni menduar mjaft mire sepse tani sdo kene me mundesi te abuzojne me cmimet
PërgjigjuKa koh qeveria qe po i fal nje vemendje te madhe fermerve, Bravo ky
PërgjigjuBashkite tani kane filluar te marrin zhvillim duke bashkepunu me qeverine
PërgjigjuEshte shume mire qe te mos abuzohet me cmimet se eshte edhe periudhe shume e keqe krizze
PërgjigjuKrijimi i ketyre 5 tregjeve eshte nje ndihme shume e madhe per fermeret dhe dicka shume e nevojshme
PërgjigjuSa mire qe do te mundesohet kjo gje sepse ne kete menyre privati nuk ndikon ne asnje vend
Përgjigju