Një zjarr i madh ka rënë në një zonë me ullinj në fshatin Vertop në bashkinë Poliçan.
Fermeri Arben Fejzollari ka qenë duke djegur disa shkurre në tokën e tij, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të medha në ullinj.
Deri tani janë djegur rreth 10 ha tokë. Në vendin ku ka rënë zjarri kanë mbërritur zjarrfikëset e Poliçanit dhe po mundohen të shuajnë zjarrin, por problem mbetet terreni i vështirë në këtë zonë, pasi nuk ka rrugë për te kodrat me ullinj.
Menjëherë më pas është ndaluar fermeri që dyshohet se ndezi zjarrin ndërsa vijon puna për fikjen e flakëve. Për javë të tëra zjarret "përpinë" mijëra hektarë pyje e kullota, nga veriu në jug duke sjellë dëme kolosale që do të duhen vite të tëra për t'u rikuperuar.