ITALI – Policia ka arrestuar një shqiptar, i cili krahas domateve dhe kungujve kultivonte dhe marijuanë. Bimët narkotike u zbuluan në një fermë në Santa Maria del Focallo, në Sicili.

Policia zbuloi në fermën rreth 2 mijë metra katrorë rreth 200 bimë të llojit “indian hemp” me një gjatësi që varion nga 1 metër deri në një 1.5 metra. Këto bimë narkotike, shqiptari ishte përpjekur t’i fshihte mes domateve dhe kungujve.

Muhamet Doka, 41 vjeç, u arrestuar me akuzën e prodhimit të narkotikëve. Shqiptari kishte krijuar dhe një sistem vaditjeje në mënyrë që të kujdesej për bimët edhe kur ai nuk ishte prezent në fermë.

Sasia e marijuanës peshon rreth 200 kg dhe sipas hetuesve në treg ajo do të kapte një vlerë prej 70-80 mijë euro.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)