Fero në telashe! Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në Gjilan, kërkohet nga policia

Fero në telashe! Dyshohet se qëlloi me armë zjarri në Gjilan, kërkohet nga policia

Feron Shabani

Reperi i njohur nga Kosova, Feron Shabani ose sikurse e njohim me emrin e tij të artit “Fero” duket se është në telashe me ligjin.  Ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një lagje të Gjilanit. Nuk raportohet për të lënduar si pasojë e të shtënave, ndësa reperi është aktualisht në kërkim nga Policia e Kosovës.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për “Express”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Gjilan, 29 dhjetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 29.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur