Lewis Hamilton është rikthyer të fitojë një çmim të madh në Formula 1 pas 4 cgarash, ekzaktësisht që nga 4 gushti në Hungari. Piloti i Mercedes ka triumfuar sot në Çmimin e Madh të Rusisë edhe pse u nis nga vendi i tretë.
Një dështim për Ferrar-in që gaboi në çdo aspekt, me Vettel që u bë protagonist absolut, por në aspektin negativ. Pasi mori kreun në start duke lënë pas shokun e skuadrës LeClerc, në vijim gjermani refuzoi urdhrat e skuderisë për t’I hapur rrugë francezit. Më pas në xhiron e 28 Vettel u detyrua të tërhiqej nga gara pas një difekti në motor.
Gjithsesi ky nuk ishte lajmi i vetëm I keq për ferrar-in pasi kokëkuqia gaboi në strategji me Leclerc, i cili pas largimit të Vettel mbajti për disa xhiro vendin e parë. Ferrari e futi pilotin e saj dy herë në ‘pit-stop’, ndryshe nga Mercedes që e bëri vetëm një herë diçka të tillë me Hamilton.
Në fund britaniku u rendit i pari, ndërsa vendin e dytë e mori Bottas, i cili gjithashtu parakaloi Leclerc.