Ferrari përkujton Simoncellin, të gjithë në kthesën e aksidentit

Ferrari përkujton Simoncellin, të gjithë në kthesën e aksidentit
Pak ditë më parë në faqene tij në Twitter, Fernando Alonso e kishte kujtuar pilotin italian Marco Simoncelli për vdekjen tragjike në MotoGP. Por spanjolli i ferrarit, ka qenë sërish në pistën malajziane bashkë me Felipe Massa, në kthesën e mallkuar ku humbi jetën Simoncelli në 23 tetor.

Alonso e Massa kanë pozuar me një kartelë të madhe të përdorur nga Ferrari në gara, duke i dedikuar mbishkrimin Marko Simoncellit. Një humbje e madhe që goditi para pak muajsh edhe botën e e Formula 1.

Fernando Alonso në vecanti u shfaq i përfshirë emocionalisht. nga vdekja e pilotit italian të MotoGP: "kam patur gjithmonë kujtime të bukura nga kjo pistë. Por që kur vdiq Simoncelli për mua nuk është më e njëjta. Ka humbur një figurë e motorsport dhe kjo na ka lënë shenjë" tha Alonso.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën