ITALI - Këtë të premte Ferrari zbuloi makinën e re model SF-26 e cila është ndërtuar për pilotët Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. Sezoni i ri 2026 pritet me interes te 'Kokëkuqja' e cila prej vitit 2007 nuk ka fituar një titull kampion. Makina e re u zbulua në pistën e Fioranos, me Lewis Hamilton që u vendos i pari pas timonit për provat ekipore.

SF-26 mban të kuqen klasike të Ferrarit, rreth kabinës së pilotit dhe në ndarjen e motorrit vijon e bardha , e cila, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, kthehet për të karakterizuar makinat Ferrari.

Ngjyra blu e sponsorit HP është gjithashtu e pranishme në kapakun e motorit dhe në krahun e pasmë, ndërsa vija e poshtme e makinës dhe disa elementë të krahëve janë të zeza. Krahasuar me orarin fillestar (me sa duket për shkak të kushteve të motit), xhirot e para, fillimisht të planifikuara për në fillim të ditës, janë shtyrë për në orët e mesditës. Pas Hamilton, Charles Leclerc do të marrë drejtimin (gjithashtu për jo më shumë se disa xhiro).

Të dhënat teknike të SF-26:

Shasia

Shasi prej materiali kompozit me strukturë të mbrojtur me në fibër karboni, me mbrojtje për kabinën
Karroceria dhe sedilja prej fibre karboni
Kambio gjatësore Ferrari me 8 marshe + marsh mbrapa
Diferencial i pasmë me kontroll hidraulik
Frena me disqe vetëventiluese prej karboni Brembo (përpara dhe pas) dhe sistem elektronik kontrolli për frenat e pasme
Sistemi i pezullimit përpara dhe pas me shtylla (skema push-rod)
Pesha totale me ujë, vaj dhe pilot: 770 kg
Rrota përpara dhe pas: 18”

Njësia e fuqisë (Power Unit)

Motor me mbingarkesë (turbo)
Emri: 067/6
Vëllimi i motorit: 1.600 cc
Mbingarkesa: turbo i vetëm
Xhiro maksimale e turbos: 150.000 rpm
Rrjedha maksimale energjetike e benzinës: 3.000 MJ/orë
Konfigurimi: V6 90°
Numri i cilindrave: 6
Diametri i cilindrit (alesazhi): 80 mm
Goditja e pistonit: 53 mm
Valvola: 4 për cilindër
Injeksion direkt, presion maksimal 350 bar

Sistemi ERS

Konfigurimi: sistem hibrid për rikuperimin e energjisë me një motogjenerator elektrik (MGU-K)
Paketa e baterive: bateri litium-jon, peshë minimale me elektronikë kontrolli 35 kg
Energjia e baterisë: 4 MJ maksimum ndryshim SOC, 9 MJ energji maksimale gjatë rikarikimit
Tensioni maksimal i punës: 1.000 V
Fuqia e MGU-K: 350 kw
Xhiro maksimale e MGU-K: 60.000 rpm

Ferrari SF-26