Një konflikt me disa personave është raportuar të ketë ndodhur ditën e sotme në një lokal në qytetin e Kukësit. Të përfshirë në konflikt janë dy kushërinj Ç. M., dhe E. M., të cilët së bashku me 3 persona të tjerë, kanë dhunuar me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin personin S. I.
Ky i fundit ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Gjatë konfliktit ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Rrethanat që shkaktuan konfliktin janë ende të paqarta ndërsa në kërkim janë shpallur personat e përfshirë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Kukës / Informacion paraprak
Në një lokal në qytetin e Kukësit, shtetasit Ç. M. dhe E. M. (kushërinj me njëri-tjetrin), dyshohet se, së bashku me 3 shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin S. I.
Shtetasi S. I. është dëmtuar si pasojë e goditjeve me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për kapjen e autorëve dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente







