Interi u mposht të martën 1-3 në Milano nga Arsenali, me "Topçinjtë" që kanë siguruar vendin e parë në fazën e ligës së Champions League dhe një biletë për në fazën e 1/8-ave. Për Interin kjo ishte humbja e tretë radhazi në këtë kompeticion dhe zikaltërit kanë dalë nga zona e tetë skuadrave më të mira.
Me vetëm një raund të mbetur dhe me shumë pikëpyetje, tanimë Interi nuk e ka më fatin në këmbët e veta edhe nëse fiton ndeshjen e fundit kundër Dortmundit në Gjermani.
Pas ndeshjes, trajneri rumun i Interit, Cristian Chivu vlerësoi rivalët dhe tha se Arsenali ka shumë cilësi. Sipas tij Interi mund të kishte marrë diçka më shumë në sfidat e tjera të humbura kundër Liverpoolit dhe Atletico Madridit, por jo mbrëmë kundër Arsenalit.
"Ata ishin më të fortë në aspektin e shpejtësisë, intensitetit dhe leximit të menjëhershëm të lojës", tha trajneri i Interit me admirim të sinqertë për kundërshtarët.
"Ne nuk u përpoqëm sa duhet, në pjesën e parë patëm shanset tona. Nëse do të kishim sjellë diçka më shumë mund ta kishim bërë kundër Liverpoolit dhe Atleticos, nuk mundëm sonte (dje), nuk ishte e mundur, edhe nëse jemi përmirësuar ndërkohë. Ato ndeshje do të kishin përfunduar ndryshe, por jo kjo.
Ata më impresionuan me cilësinë e tyre teknike, qartësinë dhe mendimin e shpejtë. Dhe agresionin e tyre kurrë të çorganizuar. Ne ishim në gjendje të kundërsulmonim në disa raste, hymë në zonën e tyre të penalltisë, por për sa i përket cilësisë kolektive, Arsenali është në krye.
Ata janë superiorë dhe le të mos e konsiderojmë fare se sa shpenzuan për të arritur atje. Nuk është rastësi që ata janë në krye të Premier League. Ne nuk jemi në atë nivel në Itali. Duke thënë këtë, e di që lojtarët e mi dhanë gjithçka", përfundoi Chivu.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
90.5%
-
Jo
6.8%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 1613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesfushori i Napolit braktis Italinë ku ishte kapiten dhe vendos të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë
27 Mars, 14:49
-
Dorëheqje dhe rivalitete, ja çfarë po ndodh brenda shumicës qeverisëse së Georgia Melonit në Itali
26 Mars, 14:16
-
Bënin ‘kërdinë’ me vjedhjet, arrestohen 4 shqiptarë të bandës së ‘skifterave’ në Itali! Shifra ‘e frikshme’, grabitjet arrijnë vlerën 181 mijë euro
26 Mars, 11:37
-
Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri reagojnë pas referendumit në Itali: Pavarësia e drejtësisë, gur themeli i demokracisë
25 Mars, 15:05
-
E rëndë në Itali, 13-vjeçari godet më thikë në qafë mësuesen në korridorin e shkollës! I mituri mbante veshur një bluzë me mbishkrimin 'hakmarrje'
25 Mars, 10:50
-
Itali/ Humbja në referendumin për reformimin e Drejtësisë, ‘tërmet’ në qeverinë Meloni! Dy dorëheqje të njëpasnjëshme
24 Mars, 20:30
-
Europa në rrezik të lartë nga zjarret, raporti: Kontinenti i papërgatitur për krizën që po vjen!
24 Mars, 19:11
-
Kriza e mungesës së infermierëve godet Piemonten në Itali, pas misionit në Shqipëri zgjidhja tani kërkohet në Uzbekistan
24 Mars, 16:11
-
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Gino Paoli, kantautori që revolucionarizoi muzikën italiane
24 Mars, 14:59
-
2 shqiptarë rrahin dhe marrin peng pronarin e firmës së ndërtimit në Itali, biznesmeni: Ikëm nga frika, shtëpia nuk ishte më e sigurtë!
24 Mars, 13:08
-
I dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimi 50-vjeçari (EMRI)
24 Mars, 10:07
-
Reforma farmaceutike, ministrja Sala nga Italia: Garanci për barna të sigurta dhe të përballueshme
24 Mars, 10:00