Joaquin El Chapo Guzman, i shpallur fajtor për dhjetë akuza tepër të rënda nga një gjykatë amerikane është dënuar me burgim të përjetshëm si dhe 30 vite të tjera plus. Narkotafikanti më famëkeq i momentit do të vuajë dënimin e tij në një nga burgjet me sigurinë më të lartë në botë ku teknologjia ka fshirë ekzistencën e çdo mundësie për t shpëtuar që aty.
Burgu ku El Chapo do të kalojë pjesën tjetër të jetës është i vendosur në një zonë të vetmuar të SHBA “ADX Florence”, të quajtur edhe si “Alcatraz i maleve shkëmborë”. Burgu ndodhet në shtetit e Kolorados, në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme, ku pas mureve të lartë ka mijëra metra katrorë shkretëtirë dhe male të lartë.
62-vjeçari El Chapo, në atë burg do të ketë vetëm shoqërinë e 400 të burgosurve të tjerë pjesa më e madhe kriminelë famëkeq në SHBA. Ata kanë të drejtë ajrosje vetëm një orë në itë ndërsa 23 orët e tjera i kalojnë të mbyllur në dhomat e sigurisë së lartë.
Një ish-i burgosur, në një intervistë për “The Boston Globe”, e përshkruante vendin si një “ferr i teknologjisë së lartë”. Shumica e të burgosurve aty ka një televizor në dhomë, ndërsa e vetmja dritë natyrale hyn nga një dritare 10×10 cm. Nga ana tjetër, ushqimi konsumohet në qeli, pak centimetra nga tualeti.
Po ashtu pjesa e jashtme është e një sigurie ekstreme ku edhe po të gjesh një mënyrë për të dalë jashtë (gjë e cila është e pamundur) do të ishte një veprim vetëvrasës pasi është disa milje fushë e hapur dhe rojet do të qëllonin me snajper.