'Ferri' që pushtoi Sirinë/ Pasojat e luftës (Foto)

'Ferri' që pushtoi Sirinë/ Pasojat e luftës (Foto)

Pamje nga një shpërthim në Siri

Lufta e përgjakshme disa vjeçare në  Siri ka lënë rreth 500.000 njerëz të vdekur ose të humbur e shumë qytetet të shkatërruara. Nisi si një protestë paqësore e u kthye në një ferr që shkatërroi Sirinë çdo vit e më shumë. Gjatë viteve miliona sirianë u detyruan duke lënë vendin e tyre, për ti shpëtuar plumbave e predhave. 

Si filloi:

Në mars 2011, të frymëzuara nga "Pranvera Arabe" në vendet fqinje, në qytetin jugor të Deraa filluan disa demonstrata pro-demokraci. Qeveria e Bashar al-Assad filloi të përdorte dhunë për të shtypur mospajtimin, protestat kërkuan dorëheqjen e presidentit dhe protestat shpërthyen në mbarë vendin. Trazirat u përhapën në mbarë vendin. Përkrahësit e opozitës morën armtë, së pari për të mbrojtur veten dhe së dyti për të rrëzuar nga pushteti Assadin. Assad u zotua për të shtypur atë që ai e quajti "terrorizëm të mbështetur nga jashtë"

Dhuna u përshkallëzua shpejt dhe vendi ra në luftë civile.

Situata në Siri në mungesë të rregullit dhe paqes i dha mundësi grupeve xhihadiste si shteti islamik (IS) dhe al-Kaeda të lulëzojnë. Lufta ka shkaktuar qindra mijëra vdekje, duke lënë rreth 1.5 milion njerëz me aftësi të kufizuara të përhershme, ndër të cilët  86.000 njerëz që kanë humbur gjymtyrët. Të paktën 6.2 milionë sirianë janë të zhvendosur brenda vendit, ndërsa 5.7 milionë të tjerë janë larguar jashtë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja