Ka nisur edhe për këtë vit pelegrinazhi drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.
Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit nga rreth 300 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit.
Vetë pelegrinët e parë që kanë mbërritur në malin e shenjtë shprehen se çdo vit bëjnë me qindra kilometra për të mbërritur në këtë vend.
“
Kjo për të mirën e të gjithëve. Ndezëm qirinj, bëmë dua, zbritëm poshtë dhe tani po pjekim e po hamë qingjin” tha një besimtare. Ndërsa një tjetër thotë se, “
Jetojmë në Amerikë, kemi ardhur posaçërisht për të therur një kurban, për një dëshirë më të mirë në këtë vend të shenjtë që e kemi këtu në Shqipëri”.
Krenar Capollari,Shefi i Sektorit të Rendit në Komisariatin e Policisë Skrapar,bën me dije se,për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar mbi 100 forca policie.
“
Duke u nisur nga urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të policisë dhe drejtorit të policisë Berat, kemi përpiluar një plan masash për zhvillimin e këtij aktiviteti fetar në malin e Tomorrit. Në bashkëpunim me drejtuesit vendor, kemi vënë në dispozicion të besimtarëve shërbimin zjarrfikës dhe shërbimit shëndetësor me autoambulanca me qëllim që çdo gjë të shkojë mirë".
Ndërkaq, Sekretari i Kryegjyshatës së Bektashinjve për qarkun e Beratit, Zalo Qato, shprehet se, këtë vit kushtet për mikëpritjen e pelegrinëve janë përmirësuar dhe janë marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e tyre në këtë vend të shenjtë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
46.7%
-
Trump
51%
-
S'kam mendim
2.3%
Vota total: 6251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06