Festa e birrës mbyll siparin në Korçë, qytetarët: Birra Tirana me shijën më të mirë në vend
Mbrëmjen e së dielës është mbyllur festa birrës në kryeqendrën e juglindjes. Korça prej 5 ditësh ishte kthyer në qendrën ku ka pritur mijëra turistë, jo vetem nga Shqipëria por edhe të huaj. Të pranishmit janë dëfryer me muzikë dhe birrë
Birra Tirana ka elektrizuar atmosferën edhe në natën e 5 dhe të fundit të festës së birrës në Korçë. Qindra turistë të mbërritur nga gjithë Shqipëria por jo vetëm, si edhe korçarë të shumtë kanë festuar nën shijen e birrës më të mirë në Shqipëri.
Siç pohojnë edhe vetë ata, Birra Tirana mbetet e preferuara e tyre dhe nuk e ndërrojnë me asnjë shije tjetër. Teksa bëjnë gëzuar me gota në duar, qytetarët shprehen të mahnitur me festën, e cila tashmë ka rrëmbyer zemrat e kujtdo që ka qënë i pranishëm.
Na pëlqen shumë, vijmë çdo vit. Është birra më e mirë në botë.
Qytetar
Unë vetëm birra Tirana konsumoj, atmosfera shumë gazmore. Birra tirana është e preferuara ime, më pëlqen shumë pasi është birrë e lehtë.
Qytetarët
Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo ka treguar rëndësinë e këtij eventi, duke u kthyer kështu në festën më të madhe në Shqipëri.
Kjo është nata e fundit e festës së Birrës që organizohet për 12 vjet rresht nga ana e bashkisë Korçë. Është eventi më i madh që ne organizojmë, padyshim është eventi më i madh veror në Shqipëri. Përgjatë 5 netëve kemi pasur me mijëra vizitorë, banorë të Korçës , por edhe vizitorë të tjerë, të cilët kanë frekuentuar të dy vendet, ku u organizua kjo festë.
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo
Sheshi para stadiumit Skënderbeu, si dhe Pazari i Vjetër është pushtuar edhe këtë natë nga qindra turistë të huaj dhe vendas. Dekori i veçantë, gatimet tradicionale, muzika e përzgjedhur dhe sigurisht shija e Birra Tiranës, ka bërë që ata te gdhijnë deri në orët e para të mëngjesit. Festa e birrës në qytetin juglindor këtë vit ka shënuar pjesmarrjen më të lartë të turistëve, krahasuar me vitet e kaluara.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
35%
Vota total: 642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Hyri me forcë në ambientet e një banke, jepet masa detyrim paraqitje për 38-vjeçarin
25 Dhjetor, 13:03
-
Korça feston Krishtlindjen, mbahet mesha në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
25 Dhjetor, 10:53
-
Fluks lëvizjesh në Kapshticë! Punohet me 6 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet
24 Dhjetor, 14:29
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:34
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën (VIDEO)
23 Dhjetor, 11:26
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor, 12:34
-
Korçë, hyn me forcë brenda një banke të nivelit të dytë, sa vjen policia ikën me shpejtësi
21 Dhjetor, 23:41
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Korçë/ Shpërndanin kokainë në doza, arrestohen 4 persona, mes tyre një turk! Sekuestrohet 1 pistoletë, 57 gr kokainë dhe rreth 9 mijë euro
21 Dhjetor, 10:13