'Festa e Bjeshkëve' në Kukës mbledh banorët e zonës (VIDEO)

Ka një festë që i bashkon të gjithë banorët e Kukësit. “Festa e Bjeshkëve” mblodhi jo vetëm banorët e Bushtricës së Kukësit por edhe zonave përreth me shpresën se do të kenë një turizëm malor më të zhvilluar përmes burimeve dhe bukurive natyrore të zonës së tyre.

"Unë do të doja që ky të mos ishte një turizëm malli por të kthehej në turizëm të mirë të mirëfilltë. Njerëzit t'i shfrytëzojnë bjeshkët e të ktheëhet në burim ekonomik për banorët e zonës", tha një banor.

"Një meritë e madhe për arsye se këtu mund të dalë ndonjë firmë e mund të bëhet turizëm malor, është vend shumë i bukur", tha një banor tjetër.

Këtij organizimi nuk i mungoi as Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili ftoi të gjithë shqiptarët dhe turistët e huaj që të  vizitojnë jo vetëm bjeshkët e Bushtricës  por edhe Zonën e Dibrës.

Ministri Klosi tha se Rruga e Kombit për turizmin bregdetar  dhe Rruga e Arbrit për atë malor do të bëjnë të mundur që turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë, të kenë mundësinë e një oferte të vërtetë turistike 12 mujore.

"Lidhja me rrugën e kombit e më pas me rrugën e Arbrit do të bëjë të mundur që turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë të kenë mundësinë e një ofertë të mirë turistike në gjithë zonën dhe qarkun e Kukësit, ku jo vetëm Valbona është një mrekullie natyrës, por edhe këtu ku jemi e gjithë zona", tha Klosi.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici tha se Bashkia Kukës, ka një projekt që i gjithë vargmali Korab-Koretnik të lidhet me Bjeshkët e Kukësit dhe Dragashit në Prizren.

"Është një investim që jo vetëm që akseson bjeshkët e Kolecianit por shërben për të gjithë 20 mijë banorë që dalin dhe është një arterie shumë e rëndësishme turistike", tha Safet Gjici, kryetari i Bashkisë Kukës.

Banorët  dhe të ftuarit nga Kosova dhe e zona të tjera të vëndit që u përfshinë në festime iu bë e mundur udhëtimi me makinë përmes rrugës së përmirësuar nga Bashkia Kukës.

Në këtë event u hap panairi i prodhimeve blegtorale, gatimet tradicionale të zonës, bimëve medicinale dhe veshjeve popullore të zonës. Me këtë rast u zhvilluan aktivitete sportive  dhe artistike. Ndërsa një grup motoçiklistësh të ardhur nga Suhareka, vazhduan udhëtimin për pushtimin e malit të Korabit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vend shume i Bukur ..: 12/07/2020 18:54

    Me nje Natyre shume te Bukur ,,,vetem se Maloku Krimineli Sali dhe Nard Noka i mori ne qafe...Kthejuni mer Buura nga Qytetet e tjera ,,kthjejuni ne vendelindjen ,,se Bjeshket Derrat Ju kerkojne...nga keto Bukuri te rradha...se neper Qytete Probleme do te keni,,,se bini ne sy njeqind metra large qe jeni nga Bjeshket,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord

Trump: Dua të takoj Putinin sa më shpejt, edhe ai është dakord