Çlirimi i Dibrës/ Ruçi : Rrënjët e miqësisë me Maqedoninë që nga vajza 17-vjeçare, heroina që luftoi për atdheun

Çlirimi i Dibrës/ Ruçi : Rrënjët e miqësisë me Maqedoninë që nga vajza 17-vjeçare, heroina që luftoi për atdheun

Kryetari i Kuvendit Ruçi në festën e Çlirimit të Dibrës dhe krijimit të Brigadës XVIII

Në festën e Çlirimit të Dibrës dhe krijimit të Brigadës XVIII, mes veteranëve, ish-partizanëve dhe familjarëve të të rënëve në luftë, kryetari i Kuvendit Ruci kujtoi dëshmoren 17-vjeçare, heroinën e dy popujve, atij shqiptar dhe maqedonas që sipas tij tregon qartë rrënjët e miqësisë që zhvillojnë respektin tonë të ndërsjelltë për komunitetet dhe grupet etnike si dhe aspiratën e përbashkët për t'iu bashkuar familjes europiane.

Sipas Ruçit, "Lufta kundër nazi-fashizmit e tradhëtarëve të atdheut nisi si një rezistencë popullore dhe çlirimi i Shqipërisë u kurorëzua me fitoren e një ushtrie të rregullt, me brigada, divizione e korparmata.Idetë, ndjenjat dhe rezistenca antifashiste e popullit shqiptar nuk do të kishin çliruar Shqipërinë të vetme, pa krijimin dhe betejat e përgjakshme të Ushtrisë partizane, këtij uragani luftarak antifashist dhe çlirimtar."

Hibe Palikuqi ishte vajza heroinë që dha jetën më 23 shtator 1944, në luftimet që zhvilloi Brigada XVIII Sulmuese për çlirimin e Kërçovës. Çlirimi i  Peshkopisë dhe gjithë Dibrës u bë mē 23 gusht 1944, beteja në malin e Korabit,shpartallimi i forcave kolaboracioniste  në Kalanë e Dodës dhe në Lumë, çlirimi i Kërçovës, Kukësit, Prizrenit ishin vepra të Brigadës XVIII.

"Në këtē ditë të shënuar për Peshkopinë, Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të atdheut tonë të dashur, ështē rasti të  rikujtoj se trimëria, mençuria dhe ndershmëria e njerêzve të Dibrës ka qenë dhe mbetet një gur i çmuar dhe një aset i pazëvëndësueshëm për lirinë, demokracinë, zhvillimin dhe mirëqenien e Shqipērisë e të shqiptarëve”, shkruan Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi