Një i ri ka humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në Napoli, nga të shtënat me armë gjatë festimeve për fitoren e titullit kampion i Seria A.
26-vjeçari Vincenzo Cospito, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli. I riu nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Dinamika e asaj që ka ndodhur është ende duke u hetuar. Të plagosurit më të shumtë erdhën nga shpërthimi i fishekzjarreve, teksa kanë marrë ndihmë mjekësore.
Pas 33 vitesh Napoli është shpallur zyrtarisht kampion i Seria A në Itali pas barazimit 1-1 me Udinesen. Me barazimin ndaj Udineses, Napoli ndodhet në kuotën e 80 pikëve, 16 më shumë se Lazio e vendit të dytë, duke e bërë të sigurt fitoren e titullit.