'Festa e ëmbëlsirave', Maliqi panair me produkte bio e zahiretë e dimrit

Për të 13-in vit radhazi Festa e ëmbëlsirave solli në Maliq panairin e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe bletërritësve.

Me muzikë e valle panairi në qytetin e 'Sheqerit' zgjoi interesin e shumë vizitorëve ku përveç produkteve të zonës  nuk munguan edhe punimet artizanale.

 “Jam vetë i pestë që merrem vetëm më bletët, jam prodhues i koshereve dhe kryesisht nëpër kullota kryesore”, thotë një bletërritës.

“Organizime të tilla janë shumë të mirë dhe na ndihmojnë. Sot kemi nxjerrë rreth 3 varietete. Kemi mollë gold, pugji etj. Janë disa lloje mollësh”, thotë një pjesëmarrës në panair.

"Edhe pse s’ka filluar mirë akoma kemi partur shumë interesim për t’i provuar të gjithë këto produkte që kemi sjellë. Më të pëlqyerat kanë qenë , fasulet, uthulla, mjalti që e kemi shumë të mirë andej nga njësia tonë”, shprehet një tjetër.

Për kreun e bashkisë, Maliq Gëzim Topçiu panairi është një event që nuk duhet të humbasë pasi e shndërron qytetin në një atraksion turistik.

"Është një aktivitet i bërë ndër vite dhe më vjen mirë që ka kaq shumë njerëz, ka kaq qytetarë dhe fermerë të cilët shijojnë prodhimet e zonës tonë të Gorës, Vreshtës, Moglicës etj”, shprehet Topçiu.

Gjate festës së ëmbëlsirave vizitorët  e shumtë shijuan prodhimet e zonës ku ndërthuren tradita e veçantë e produkteve bujqësore e blegtorale. 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë