Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të hënën e 2 majit Festën e Fitër Bajramit. Festa zgjat edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Kjo festë pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam./ REL
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajram, me mijëra besimtarë kremtojnë në të gjithë vendin! Në Tiranë sfidojnë shiun, falin namazin në Sheshin Skënderbej! Kreu i KMSH: Dita e tolerancës dhe paqes
Ora 13:27
Festa e Fitër Bajramit nëpërmjet fotografive
Gratë kanë ngjyrosur duart me hena për Festën e Fitër Bajramit në Kathmandu të Nepalit.
Besimtarët duke falur Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Një pamje nga ajri tregon besimtarët duke falur Fitër Bajramin në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Falja e Fitër Bajramit në Xhaminë Gazi-Husref Bej në Sarajevë.
Besimtarët duke falur Fitër Bajramin jashtë Xhamisë Gazi-Husref Bej në Sarajevë.
Një djalë i vogël gjatë faljes së Fitër Bajramit në Peshauar të Pakistanit.
Palestinezët duke falur Fitër Bajramin në Jerusalem.
Tri vajza palestineze ndjekin faljen e Bajramit në Tel Aviv.
Falja e Fitër Bajramit jashtë Xhamisë Jumah në Moskë.
Falja e Fitër e Bajramit në Birmingham të Britanisë.
Gratë duke falur Fitër Bajramin në Xhakarta të Indonezisë.
Besimtarët myslimanë duke falur Fitër Bajramin në Bishkek të Kirgizisë.
Festa e Fitër Bajramit në Riad të Arabisë Saudite.
Gratë kanë ngjyrosur duart me hena për Festën e Fitër Bajramit në Kathmandu të Nepalit.
Besimtarët duke falur Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.