Festa e FSHF-së, Cana kujton fitoren historike me Greqinë në 2004

Festa e FSHF-së, Cana kujton fitoren historike me Greqinë në 2004

Pamje nga tifozët shqiptarë para ndeshjes Shqipëri-Greqi në vitin 2004

Federata shqiptare e futbollit me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një mbrëmje në të cilën pjesëmarrës janë figura dhe ish-figura jo vetëm të futbollit shqiptar por edhe të politikës shqiptare. Në mbrëmje nuk mund të mungonte ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana i cili ka preferuar ndryshe ta festojë këtë natë duke kujtuar me ish- bashkëlojtarët e tij në kombëtare, fitoren historike të Shqipërisë me Greqinë në shtator të 2004.

Në një foto në ‘Instastory’-n e profilit social të Canës dallohen edhe ish-futbollistët Edvin Murati, Klodjan Duro dhe Elvin Beqiri të cilët luajtën në atë ndeshje. Gjithashtu Cana vendos dhe datën e cila nënkuptohet, flamurin shqiptar dhe “Ju përshëndesim’’.

Më 4 shtator të 2004 Shqipëria mundi Greqinë në ‘Qemal Stafa’ 2-1 me golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliaj. Ndeshja ishte e vlefshme për eleminatoret Botërorit të 2006 në Gjermani. Shqipëria i mbylli ato eleminatore në vendin e 5, një më poshtë se Greqia por data 4.9.2004 kujtohet nga shqipëtarët si një datë historike.

Foto e publikuar nga Lorik Cana 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë