TIRANE- Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi sot paradite bllokuan urën e Dragotit në në kufirin administrativ që ndan rrethin e Tepelenës me Përmeti. Ata kundërshtonin mbërritjen e deputetëve të partisë nacialiste greke Agimi i Artë, të cilët sipas AKZ, do të zhvillonin një meshë kishtare, në Manastirin e Këlcyrës 5 km më larg, mesditën e të shtunës.

Shkak ka qenë një prej datave më të shënuara të historisë greke sic është “JO”-ja e cila përkujton, mohimin e popullit grek, ndaj tentativës së fashistëve italianë, për të pushtuar Greqinë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. 28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e 'JO'-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke dhe festa përkujtohet dhe në qytetet shqiptare, Sarandë, Gjirokastër, Korçë e Këlcyrë.

Kanë qenë gjithësej 50 të rinj të AKZ të veshur sipas simboleve kombëtare shqiptare, të cilët protestonin, mbërritjen e deputetëve nacionalistë grekë, në Manastirin e Këlcyrës, aty ku prehen eshtrat e 970 ushtarëve grekë, të rënë në luftën Italo-Greke në territoret shqiptare, në jug të vendit. Për gati një orë, aktivistët e AKZ, kanë qëndruar në gatishmëri, për të demonstruar fuqinë e tyre sensibilizuese, ndaj prezencës së politikanëve grekë, të cilët mendoheshin se do të kalonin nga Ura e Dragotit. Për këtë, Policia e Tepelenës dhe ajo rrugore, kanë qenë angazhuar maksimalisht për të shmangur ekseset e mundshme mes dy grupeve nacionaliste. Një patrullë policore e lëvizshme si dhe një e stacionuar në Urën e Dragotit, kanë qenë mëse të mjaftueshme, për të zmbrapsur, grupin e protestuesve prej 50 të rinjsh të cilët pasi kanë rreshtur se duruari, shpërthyen nga minutat e fundit, duke tentuar të bllokojnë aksin Tepelenë-Përmet, pikërisht në Urën e Dragotit. Duke kënduar këngë patriotike shqiptare, turma e aktivistëve të AKZ, ka protestuar energjikisht, jo më shumë se 10 minuta. Pas kësaj, ata janë tërhequr duke u larguar dhe marrë me vete, të gjithë logjistikën dekorative, të instaluar në këtë zonë. Ndonëse ishin lajmëruar dhjetëra vetë nga degët e AKZ në jug të vendit, shiu dhe koha e keqe, nuk favorizoi mbërritjen e të gjithëve.

Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report Myslym Pasha, sekretari i Përgjithshëm i AK, i cili ndodhet në Këlcyrë thotë se manifestimi i tyre ka për qëllim tu tregojë grekëve se dueht të festojnë në vendin e tyre, ndërsa këtu është tokë shqiptare.

“Ata mbrëmë kanë qenë në Sarandë, tani janë në Gjirokatër dhe nga momenti në moment do vijnë për të festuar në Manastirin e Këlcyrës
Po manifestojmë pa eksese. Kanë festuar në Sarandë dhe kanë përdorur po të njëjtat parrulla dhe fakti që “lufta nuk mbaron”. Çfarë do të thonë ata me këtë parrullë. Ne do i tregojmë që festimet duhet të bëhen në truallin tuaj”.

AK PROTESTE KELCYRE
AK PROTESTE KELCYRE


AK PROTESTE KELCYRE
Foto nga protesta e Ak në Kelcyre

Burime të besueshme,të cilave u referohet korrespondenti ynë në Gjirokastër Piro Nase kanë pranuar se 15 shtetas grekë nuk dihet nëse kanë qenë deputetë nacionalistë apo qytetarë, kanë marrë pjesë në një meshë të organizuar në Manastirin e Këlcyrës mëngjesin e të shtunës. Gjithcka është organizuar në heshtje të plotë për të shmangur përplasjet me AKZ. Në Manastirin e Këlcyrës, është ndërtuar një varrezë ku prehen eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në fillim të Luftës së Dytë Botërore, në konfliktin e armatosur italo-grek. Grekët pretendojnë, se në territorret shqiptare në jug të vendit, janë vrarë më shumë se nëntë mijë vetë, ndërkohë që në Manastirin e Këlcyrës, ndodhen eshtrat e më tepër se 970 ushtarëve grekë. Varreza është ndërtuar katër vite të shkuara, në bazë të një marrëveshje mes dy qeverive, shqiptare dhe greke.
(sg/shqiptarja.com)