Festa e Krishtlindjes/ Rama dhe Manastirliu, lule dhe dhuratë simbolike të gjithë atyre që janë në krye të detyrës në luftë me COVID: Ndërtojmë nga fillimi 'Infektivin'! Vaksina për ju vjen në janar

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur që në këtë ditë feste të zhvillojë një takim me mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu i kanë dhënë lule dhe dhurata simbolike të gjithë atyre që në këtë ditë Krishlindjeje janë në krye të detyrës në përballje me COVID-19.

"Kemi sjellë edhe një dhuratë simbolike për Krishtlindje. Jemi jashtëzakonisht shumë mirënjohës dhe me respektin më të madh

"Shumë respekte për të gjithë. Ja që ndodhi ajo që ndodh një herë në 100 vite. Është mbi shpatullat tuaja.  Dhe do të ngelet e shënuar në jetën tuaj profesionale. Jem  shumë shumë krenarë për ju. Edhe një herë çdo të mirë dhe paçi gjithmonë aq sa keni, në shpirt", tha Rama.

Gëzuar të gjithëve. Këtu është vetëm një pjesë., Nuk mund t'i kishim të gjithë, edhe ata të COVID-2, COVID-3, COVID-4, të cilët kanë bërë dhe po bëjnë një punë heroike. Shpresoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mbarë dhe plot shëndet për të gjithë! Ju uroj shëndet dhe mbarësi. Do të jemi gjithmonë bashkë, do ta kalojmë edhe këtë vit të vështirë", tha Manastirliu.

Kryeministri dhe ministrja Manastirliu dhanë lajmin e madh se pas fitimit të luftës me COVID do të nisë ndërtimi nga fillimi i Spitalit Infektiv. Ta bënë me dije se ka ardhur edhe miratimi i kredisë nga Banka Botërore dhe se ndërtimi do të bëhet pas kësaj lufte.

Gjithashtu Rama tha se në janar fillon vaksinimi për mjekë dhe stafin tjetër shëndetësor. 

1608898064_Screenshot1.jpg

 

Kryeministri Rama 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
'Vaksinat që në janar'/ Rama: Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh! Do ta bëjmë në stadiumin 'Air Albania'

Në vizitën që bëri në Spitalin Infektiv, Kryeministri Rama foli për marrëveshjet për vaksinën.

"Unë jam shumë i kujdesshëm në fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën kështu që shpresoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh. SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra dhe nuk i thonë shifrat se janë shumë më pak se ç'kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet. Dhe pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi shumë afër edhe me Astra Zeneca.

Jemi shumë afër dhe kemi shumë besim se për ekipet e spitaleve COVID që do të jenë të parët që vaksinohen do të jeni shumë shpejt.

Në stadiumin 'Air Albania' do të vendosen të gjithë ekipet e vaksinimit sepse në mjediset e hapura është më mirë, edhe për të shmangur radhët. Po bëjmë një projekt shumë të bukur që do të jetë gati në javën e parë të janarit.  T'ju imunizojmë juve një herë dhe pastaj hap pas hapi me të gjithë mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë dhe pastaj me të tjerët", tha Rama.

Ora 13:08
Krishtlindje, Manastirliu: I uroj të gjithë stafit shëndetësor gëzuar! Po lëmë pas një vit të pazakontë

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Krishtlindjes. Përmes një videomesazhi ajo ka uruar në veçanti të gjithë mjekët të cilët janë në frontin e parë të luftës me armikun e padukshëm, koronavirusin.

"Në këtë ditë të lindjes së shpresës, dua të ndaj dy fjalë zemre me ju: Po lëmë pas një vit të pazakontë.  Kemi kaluar ditë të mbushura plotë dhimbje edhe me sakrifica, por edhe me shembuj të pabesueshëm force dhe kurajoje. Një vit në të cilin kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të jetuarit. Kemi ndryshuar planet, por kemi ndryshuar edhe traditat. Të gjitha i kemi bërë në emër të mbrojtjes së jetës. Si Ministre e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale jam krenare, për përkushtimin, dhembshurinë, kurajon, sakrificën, profesionalizmin vetëmohimin e armatës sonë të kujdesit shëndetësor. Ata janë heronjtë tanë, të sotmes dhe të nesërmes. Por fatkeqësisht në këtë vit jemi përballur edhe me humbje, në luftën me vitusin tinzar jo gjithkush nga heronjtë tanë ka arritur t'ja dalë në betejën me COVID-19.

Kemi humbur, për fat të keq, shërbyes të palodhur të qytetarëve, të cilët bashkë me dhimbjen në zemrat tona, kanë lënë emrat e tyre, qe jane gdhendur një herë e përgjithmonë në kujtesën e këtij populli dhe në altarin e Mjekësisë shqiptare. Sot, në këtë ditë KRISHTLINDJE dua ta nis urimin tim pikërisht nga familjet e këtyre heronjve. Gëzuar festat! Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Siç thoshte nënë Tereza, oqeani nuk do të ishte ai që është, pa kontributin e çdo pike uji. Dhe këtë vit, çdo kontribut që ju keni dhënë, ka siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve jetike për qytetarët. Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social, që dhembshurinë, dashurinë e sakrificën simbol të Krishtlindjes, e dhurojnë pa kursim në çdo ditë të vitit, për fëmijët pa kujdes prindëror, për të moshuarit e vetmuar, për personat me aftësi të kufizuar, si në një familje të madhe!

 

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çudi: 25/12/2020 21:33

    Po tigrin arben ahmetaj çne qe nuk e ka marre me vete??

    Përgjigju
  • Altin: 25/12/2020 15:15

    Të fillojë sa më shpejt vaksinimi. Qeveria të bëjë çdo gjë të mundshme që vaksinimi të fillojë brenda janarit. Është e vetmja mënyrë të kthehet ekonomia dhe stabiliteti. Qeveria ka bere pune te shkëlqyer ne menaxhimin e kësaj situate. Në një vend të varfër dhe të mbaruar si yni.

    Përgjigju
  • Vito i Orneles se Varuzhanit: 25/12/2020 14:21

    Propagande bajate dhe humor Sureli .

    Përgjigju
  • Tirona: 25/12/2020 14:02

    "4 Muaj para zgjedhjeve i ndalohet qeverise te shperndaje rrogat, banesat e demtuara nga termeti, shperblimet, rritjen e rrogave , ndertimin e obekteve sociale , te mos filloj vaksinimin e popullates , se do te akuzohesh se po ben fushate parazgjedhore dhe do te gjobitesh nga KZGJ."

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë