Krishtlindje, Manastirliu: I uroj të gjithë stafit shëndetësor gëzuar! Po lëmë pas një vit të pazakontë

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Krishtlindjes. Përmes një videomesazhi ajo ka uruar në veçanti të gjithë mjekët të cilët janë në frontin e parë të luftës me armikun e padukshëm, koronavirusin.

"Në këtë ditë të lindjes së shpresës, dua të ndaj dy fjalë zemre me ju: Po lëmë pas një vit të pazakontë.  Kemi kaluar ditë të mbushura plotë dhimbje edhe me sakrifica, por edhe me shembuj të pabesueshëm force dhe kurajoje. Një vit në të cilin kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të jetuarit. Kemi ndryshuar planet, por kemi ndryshuar edhe traditat. Të gjitha i kemi bërë në emër të mbrojtjes së jetës. Si Ministre e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale jam krenare, për përkushtimin, dhembshurinë, kurajon, sakrificën, profesionalizmin vetëmohimin e armatës sonë të kujdesit shëndetësor. Ata janë heronjtë tanë, të sotmes dhe të nesërmes. Por fatkeqësisht në këtë vit jemi përballur edhe me humbje, në luftën me vitusin tinzar jo gjithkush nga heronjtë tanë ka arritur t'ja dalë në betejën me COVID-19.

Kemi humbur, për fat të keq, shërbyes të palodhur të qytetarëve, të cilët bashkë me dhimbjen në zemrat tona, kanë lënë emrat e tyre, qe jane gdhendur një herë e përgjithmonë në kujtesën e këtij populli dhe në altarin e Mjekësisë shqiptare. Sot, në këtë ditë KRISHTLINDJE dua ta nis urimin tim pikërisht nga familjet e këtyre heronjve. Gëzuar festat! Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Siç thoshte nënë Tereza, oqeani nuk do të ishte ai që është, pa kontributin e çdo pike uji. Dhe këtë vit, çdo kontribut që ju keni dhënë, ka siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve jetike për qytetarët. Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social, që dhembshurinë, dashurinë e sakrificën simbol të Krishtlindjes, e dhurojnë pa kursim në çdo ditë të vitit, për fëmijët pa kujdes prindëror, për të moshuarit e vetmuar, për personat me aftësi të kufizuar, si në një familje të madhe!

 

 


Lajmi kryesor:

Festa e Krishtlindjes/ Rama dhe Manastirliu, lule dhe dhuratë simbolike të gjithë atyre që janë në krye të detyrës në luftë me COVID: Ndërtojmë nga fillimi 'Infektivin'! Vaksina për ju vjen në janar


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë