Festa e Krishtlindjeve, urojnë besimtarët nga Korça: Kjo atmosferë të mbushë zemrat tona me paqe e harmoni

Urimet më të mira vijnë për Krishtlindje nga besimtarët e qytetit të Korçës. Përmes mikrofonit të Report Tv ata u urojnë shqiptarëve një vit sa më të mbarë.

“Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet! E para njëherë është gëzimi, shpresa dhe besimi në zot dhe e dyta pastaj me një drekë të mirë.

Gëzuar të gjithë! Shumë mirë i festojmë.

Gëzuar! Uroj që atmosfera e Krishtlindjes të mbushë zemrat tona me shëndet të mirë e paqe dhe harmoni familjare. Natyrisht urimi im shkon për të gjithë shqiptarët, por mendja ime shkon sot për ata që sot ndihen të dobët, për ata që luftojnë jetën dhe sëmundje në spital, për ata që e kanë humbur dikë të dashur, për ata që e festojnë larg njëri-tjetrit jo për shkak të luftëra por për shkak të pandemisë.

Hajde gëzuar, një vit të mbarë dhe me shëndet”, thanë besimtarët për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Krishtlindje, festojnë besimtarët e Krishterë në Shqipëri! Dje kremtuan meshën katolikët në Katedralen 'Shën Pali', sot mesha ortodokse te 'Ngjallja e Krishtit'


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi Barbie

Filmi italian që mundi Barbie