KORÇE-  Për të pestin vit radhazi qytetarët e Korcës janë bërë pjesë e festës tradicionale të lakrorit e kthyer tashmë në një traditë të vecantë verore në qytetin juglindor.Amvisat korcare kanë përgatitur në ambientet e parkut Rinia lakrorin me saç, duke risjellë edhe njëherë në kujtesë të të gjithëve këtë gatim tradicional,i cili ruhet ende me fanatizëm prej tyre.

Organizimi i festës në një ambjent të hapur,i ka dhënë asaj edhe më shumë gjallëri,ku simbolika kryesore ka qënë padyshim zjarri dhe saci.Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit bashkia e qytetit ka promovuar gjatë festës së lakrorit dhe katalogun e gatimeve tradicionale të zonës.

Festa e lakrorit sjell në qytetin e Korcës vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Ndërsa kanë mbushur ambjentet e parkut Rinia ata edhe këtë vit kanë mundur të shijojnë lakrorin tradicional me sac. Këndi më i preferuar ka qënë ai ku amvisat korcare përgatisnin gjithcka me duart e tyre.Ndërkohë që e shohin festën e lakrorit si një aktivitet i cili përvec se përcon traditë,mbi të gjitha gjallëron qytetin, qytetarët nuk ngurojnë të shprehen edhe për cmimin që sipas tyre në kushtet aktuale duhet të ishte më i justifikueshëm.

Edicionit të pestë të festës së lakrorit në qytetin juglindor nuk i ka munguar dhe programi muzikor që ka gjallëruar edhe më shumë aktivitetin.I organizuar në fundjavë festës së lakrorit i është bashkuar dhe atmosfera e dasmave.
(sg/shqiptarja.com)