Festa e Mollës në Korçë, Peleshi: Mbështetje dhe ndihmë për fermerët

Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend. Për të promovuar edhe më tepër këtë produkt si edhe për të rritur interesin turistik, në fshatin Dvoran u zhvillua “Festa e Mollës”.

Për të disatin vit radhazi, edhe këtë vit Bashkia Korcë në bashkëpunim me fermerët organizuan festën simbol për këtë fshat.

Festa ka qenë e mbushur me panaire mollësh nga fermerë të ndryshëm të cilët u vizituan edhe nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i cili premtoi mbështetje. 

Dvorani është një nga fshatrat kryesorë të Korcës i cili njihet për prodhimin e mollëve në tregun vendas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin