Përmes një deklarate zyrtare, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se inspektimet janë fokusuar në dyqanet e mishit dhe në subjektet e tjera që tregtojnë produkte ushqimore.
Gjithashtu inspektimet janë bërë edhe në mjetet e transportit të produkteve ushqimore për verifikimin e kushteve se si transportohen ushqimet.
Përgjatë këtyre ditëve AKU ka kryer kontrolle të imtësishme për mishin që importohet nga jashtë vendit, ku ka rezultuar se është brenda parametrave që parashikon ligji.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com