Kujdesin që rrjeti i vetëm i supermarketeve italiane në Shqipëri, CONAD garanton ndaj klientëve është treguar edhe ditën e sotme në festën e Pashkës. Atmosfera festive në ambientet e CONAD ndihej nga fluksi i njerëzve, pasi kanë besimin në cilësinë dhe çmimet që ofron CONAD.
“Çmimet janë shumë të përballueshme për produkte cilësore që shet. Cilësia dhe leverdia bëhen bashkë këtu. Një vend shumë i mirë për tregti, mami im gjithmonë bën blerje te CONAD-i, ka produkte të mira, cilësore. Më pëlqen shumë, pasi gjithmonë vijmë këtu dhe bëjmë gjëra, nëpër dyqanet e tjera CONAD, është një vend shumë i mirë dhe ushqimet i ka shumë të mira. Besoj së është një supermaket shumë i mirë. Çmime të arsyeshme dhe ekonomike”
Prononcimet e disa qytetarëve për blerjet te CONAD
Festa e Pashkës solli surpriza në CONAD, ku një vezë gjigante , e cila është edhe simboli i kësaj feste ëmbëlsoi klientët e vegjël të CONAD dhe jo vetëm. Emanuela Kokja, punonjësja e CONAD theksoi se e rëndësishme për stafin është që klientët të mbeten të kënaqur.
“Rrjeti CONAD në Shqipëri ka menduar në këtë ditë feste një shumëllojshmëri produktesh dhe ofertash për klientët e tij dhe jo vetëm, veçanërisht për fëmijët, pasi janë ata që festojnë më tepër, festa vjen edhe në CONAD”
Emanuela Kokja, punonjësja e CONAD
CONAD dha shembullin e harmonisë në këtë ditë Pashke, duke përçuar mesazhin e kësaj festë që është shpalosja e vlerave të vërteta të humanizmit.
Po Jan cmimet si taksat e Rames she Lali Erit te perballueshme
Përgjigju