Festa e Pavarësisë liron Stresin

Festa e Pavarësisë liron Stresin
Gjykata e Apelit në Tiranë e ka liruar nga qelia reperin Arkimed Lusha, i njohur nga të gjithë me emrin Stresi.

Lushaj u arrestua në orët e para të 1 nëntorit në Tiranë, teksa festonte ‘Hallouinin’ me miqtë e tij, për shkak se mbante me vete një pistoletë pa leje.

Rreth katër javë pas arrestimit, gjykata pranoi kërkesën e mbrojtësit të tij ligjor, për lirimin e këngëtarit të akuzuar për “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Në këtë mënyrë, hetimi ndaj reperit Stresi do të vijojë teksa ai do të jetë në gjendje të lirë.

Sipas vendimit, Stresi duhet të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!