Në një atmosferë festive, me muzike e recitime fëmijësh është organizuar edhe këtë vit panairi me prodhimeve “bio” të zonës në fshatin turistik, Rroshnik të Beratit.
I njohur për kultivimin e fiqve, arrave dhe bajamet në panairin e Rroshnikut u ekspozuan produktet e 13 fshatrave të zonës. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore për nxjerrjen e produkteve në treg.
“Ne si fshat i Rroshnikut, prodhojmë shumë fiq, kemi fiqtë tanë që kanë ardhur që në kohën e Turqisë e deri më sot. Kemi dhe rrush, vaj i ullirit, por fiqtë janë më kryesori që ne tregtojmë”, thotë një fermer.
“Kemi prodhime të zonës si dardhën, pjeshkën që janë bio, por edhe rrushin dhe fikun. Po na vret rruga, nuk kemi rrugë”, shprehet një tjetër.
Në panair nuk kanë munguar turistët vendas e të huaj , të cilët e cilësojnë festën një eksperiencë të paharrueshme.
"Ndihemi shumë të emocionuar që jemi në Festivalin e Beratit dhe ndihemi me fat që ndodhemi këtu sot. Me të vërtet po e shijojmë pasi njerëzit janë shumë të mirë këtu. Ne vijmë nga Gjermani për pushime dhe do të qëndrojmë për 8 ditë në Berat”, shprehet turistja.
“Është mrekullueshëm, njerëzit janë shumë të mirë. Berati është një qytet i bukur dhe jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Ne vijmë nga Gjermania dhe do të qëndrojmë për disa ditë”, thotë turisti tjetër.
Me rreth 4 mijë banorë, fshati turistik i Rroshnikut njihet për kultivimin e pemëtarisë me rreth 70 hektarë të mbjellë me fiq, rrush, arra e bajame.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44
-
Liturgji përshpirtjeje për Kryepeshkopin Janullatos në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në Berat! At Petraq Simsia: Vepra e tij do të mbetet e paharruar
25 Janar, 19:17
-
Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme
24 Janar, 13:55
-
Ujë i ndotur në Çiflig të Dimalit, banorët: Mban era naftë! Ujësjellësi: Do investojmë brenda vitit për rrjetin e ri
23 Janar, 14:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh
18 Janar, 15:50
-
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
18 Janar, 10:38
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar! Shoqërohet shoferi (EMRAT)
17 Janar, 19:43
-
Berat/ Shfrytëzonte për prostitucion 36-vjeçaren, arrestohet tutori me precedentë! Në pranga edhe vetë e reja nga Memaliaj
17 Janar, 13:03
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05