Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi në shumë fusha (Foto)

Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Sot u bë binjakëzimi mes dy qyteteve.

Autoritetet më të larta vendore të Venecias pritën në një ceremoni të veçantë, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimit në çdo sektor me interes të përbashkët.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky binjakëzim do të rrisë shkëmbimet, jo vetëm për Bienalen e Kulturës dhe të Artit, por edhe në shumë fusha të tjera, veçanërisht në turizëm.

“Një vizitë e shpejtë në Vencia, me të cilën do të binjakëzohemi dhe do të fillojmë një histori të re bashkëpunimi, jo vetëm për Bienalen e Kulturës dhe të Artit, meqë vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, por edhe në shumë fusha të tjera, sidomos turizmi. Kemi për të mësuar nga më të mirët. Venecia është padyshim kryeqyteti botëror i turizmit. Dua të falënderoj jo vetëm kryetarin e bashkisë, por edhe të gjithë shqiptarët dhe të gjithë ata miq italianë që mundësuan që Tirana të ketë një binjakëzim me një nga kryeqytetet botërore të kulturës dhe të turizmit”, thekson Veliaj.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie të vjetër bashkëpunimi dhe shkëmbimi me qytetin e Venecias, ku jeton edhe një komunitet i rëndësishëm i shqiptarëve. Ky binjakëzim do të çojë në një nivel më të lartë bashkëpunimin mes dy qyteteve, sidomos në çështjet e artit dhe kulturës, por edhe në shkëmbimin e përvojave më të mira. Qyteti i Tiranës ka binjakëzime me disa qytete italiane duke rritur edhe më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gondola: 12/05/2024 22:17

    .. bëje Lulishte model aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës,si Pizza San Marco..e Veneziana!...mos ndërtoni kulla betoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës