Për të dhjetin vit me radhe në Berat janë bashkuar prodhuesit e verës të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, por dhe më gjerë.
Një festë popullore, ku në qendër të vëmendjes është vera, e cila mbledh në një mbrëmje ambasadorë të akredituar në vendin tonë, politikanë të të gjitha niveleve dhe prodhues bujqësor.
I pranishëm ishte edhe ministri Blendi Klosi, i cili konfirmoi mbështetjen e qeverisë për çdo familje që punon dhe prodhon me cilësi.
Festa nis me vjeljen e prodhimit të ri dhe depozitimin e tij në një enë ku behët shtypja tradicionale.
Orkestra popullore nga Përmeti ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme, ku është festuar vjelja e rrushit, sezon i cili i hap rrugën më pas proçesit të degustimit të verës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)