Festa/ Fëmijët e Lezhës u thonë jo maskave të frikshme, vishen si ëngjej dhe shenjtorë

Ndryshe nga qytete të tjera, ku njerëzit u shfaqen me maskat e frikshme të Hallouinit, në Lezhe fëmijët u veshen si ëngjej dhe shenjtorë, në vigjilje të Festës së Gjithë Shenjtorëve. Ata marshuan pasditen e së enjtes nga Qendra drejt Katedrales së "Shën Nikollit", duke i dhënë ngjyra e jetë gjithë qytetit.

Famullitari i Katedrales së Lezhës tregon domethënien e festës së krishterë.

“Kisha katolike kremton më 1 nëntor Festën e gjithe shenjtoreve, për ata që jane shpallur shenjter, por dhe ata qe kane jetuar si shenjter. Ne sot nuk festojme Hallouinin por ne festojme jeten dhe jo vdekjen”, tha tha Dom Frano Çivljak famullitar.

“Unë jam veshur si Shën Pjetri dhe ndjehem shumë mirë. Unë jam vesh si Zoja e bekuar, ndjehem shumë mirë”, thanë fëmijët.

Besimtarët katolikë në mbarë vendin kremtojmë më 1 nëntor festën e Gjithë Shenjtorëve, ndërsa 2 nentori ne kalendarin liturgjik eshte Dita e Shpirtrave që i kushtohet kujtimit të të ndjerve.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë