Festa Kombëtare e Egjiptit/ Meta: Kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale

Festa Kombëtare e Egjiptit/ Meta: Kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e Festës Kombëtare të Egjiptit, ku ka thënë se është shumë i gëzuar për këtë pritje të Ambasadës Egjiptit.

Meta ka kujtuar edhe figurat e rëndësishme shqiptare që kanë qenë aktorë të rëndësishëm në formimin e Shtetit të Egjiptit, si Mehmet Ali Pasha, por edhe për veprimtarinë e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar si Thimi Mitko, Andon Zako Çajupi e Aleksandër Xhuvan.

"Shumë i gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi, me të cilin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale, jo vetëm për rolin e pazëvendësueshem në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, por edhe për veprimtarinë e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar si Thimi Mitko, Andon Zako Çajupi e Aleksandër Xhuvani, të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare.Të vendosur për të forcuar më tej këto marrëdhënie në të gjitha fushat, si dy vende mesdhetare mike" shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja