Festa, Manastirliu: Përballojmë
emergjencat, staf i përforcuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë marrë masa në të gjitha spitalet e vendit për të përballuar situatat emergjente gjatë festës ës Vitit të Ri.

Paraditen e sotme, në vigjilje të ndërrimit të vitit, Manastirliu ka vizituar urgjencën e QSUT dhe Spiralin Universitar të Traumës për të ndjekur nga afër masat e marra në spitale. Urgjenca Mjekësore Kombëtare dhe spitalet në të gjithë Shqipërinë do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive.

Duke filluar nga sot, deri më datë 2 Janar kemi vendosur shërbim të përforcuar të urgjencës në spitale 24 orë në 24. Jemi sot në spitalin e Traumës, pasi këtu përballohen urgjenca nga e gjithë Shqipëria. Por duhet theksuar se janë në gadishmëri të gjitha spitalet e Tiranës -Trauma, QSUT, Shefqet Ndroqi dhe 2 maternitetet si dhe spitalet rajonale dhe ato bashkiake”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu deklaroi gjithashtu se është riorganizuar për këto ditë festash shërbimi i urgjencës në territor. “Janë 127 autoambulanca që janë në gadishmëri me ekipet mjekësore në të gjithë vendin. Në Tiranë do të jenë 5 pika dhe 8 ekipe urgjence në terren, pranë sheshit Nënë Tereza dhe sheshit Skënderbej, në Kombinat, rrugën e Kavajës, në ish-Urgjencën e Tiranës si dhe në Qendën Kombëtare të Urgjenës, pranë spitalit të Traumës. Në çdo qendër qyteti në Shqipëri. kudo ku ka festime, është stacionuar një autoambulancë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garantoi dhe furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore të ndihmës së shpejtë në të gjitha spitalet. Manastirliu bëri një falenderim të posaçëm për të gjithë stafin mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë për qytetarët që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor në këto ditë festash.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen