Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, për të gjithë pelegrinët që janë ngjitur sot në malin e Tomorit ka shprehur përshëndetje të veçanta duke thënë se, atdheu, toleranca dhe edukimi janë kryevlerat e trashëgimisë së bektashijve. Ai shprehet se pelegrinazhi nuk është thjesht një ritual dhe përkushtim fetar, por një koncert besimi në kërkim të lumturisë.
“U dërgoj përshëndetjet e mia të përzemërta besimtarëve bektashinj që janë ngjitur këto ditë në Malin e Shenjtë të Tomorit.
Mali i Tomorit është froni që ka bashkuar, bashkon e do të bashkojë bektashinjtë shqiptarë, në dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat për njeri-tjetrin, për besimtarët e besimeve të tjera dhe Shqipërinë. Pelegrinazhi i sivjetëm zhvillohet në kushtet e kufizimeve dhe mundimeve që na ka imponuar pandemia. Lutem e uroj që pelegrinazhin e vitit të ardhshëm dhe festat e tjera t’i kremtojmë pasi të kemi lënë pas sakrificat e shkaktuara prej saj. Pelegrinazhi juaj nuk është thjesht një ritual dhe përkushtim fetar, por një koncert besimi dhe optimizmi, në kërkim të lumturisë e të harmonisë, që i bën njerëzit më të mirë, në një Shqipëri të begatë dhe në një botë paqësore. Pelegrinazhi juaj na rikujton se Atdheu, Toleranca dhe Edukimi janë kryevlerat e trashëgimisë së bektashijve. Le të mësojmë të gjithë nga kjo pasuri fetare, shpirtërore, kulturore e kombëtare”, shkruan në mesazhin e tij drejtuar pelegrinëve në Malin e Tomorit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Komente


Na mungonte edhe ky rroçka PPSH,qe i shpartalloj familjen fatosleshit,qe u vesh si grua e kaloj ne Greqi,nga "trimeria" ndaj saliviçidolit,qe na beri edhe likenpresident,qe beri e çberi ps,dhe si njeriu me negativ na u be edhe kryetar kuvendi,dyshi pas likes,e tani I ferkon shpatullat babamondit. Rro o gjysh i madh rro. Hihihihihihihi.... Rrace me e degjeneruar se keta sejmene zor se gjene. U shofshi e kurre mos u kujtofshi!
PërgjigjuPershendetje idioti.... clidhje ka atdheu me ca injorante qe nuk kane asnje haber nga morali dhe besimi po nga shpirti nxjerrin bishen dhe jo njeriun me shprese se do lajne mekatet dhe krimet e bera me gjakun e kafsheve te gjora...
Përgjigju