Festa në atdhe/ Emigrantët largohen pas festave, s’ka radhë në pikat kufitare

Pasi kanë kaluar festën e ndërrimit të viteve në vendlindje, emigrantët shqiptarë po kthehen në vendet e tyre në punës. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës situata paraqitet e qetë në këtë fillim viti, teksa janë marrë masat për përballimin e fluksit.

Nuk paraqiten radhë të gjata, por mësojmë se brenda 24 orëve të fundit kanë dalë 6 321 shtetas nga territori shqiptar në drejtim te shtetit fqinj dhe kanë hyrë 2727 shtetas.

Po kështu në Kakavijë nuk raportohen radhë apo orë të gjata pritje, pasi pala jonë po punon me 4 sportele në dalje. Edhe dogana greke ka shkaktuar kapacitetet, kësisoj fluksi po menaxhohet deri më tani pa probleme.

Nga të dhënat zyrtare mësojmë se gjatë 24 orëve të fundit nga Kakavija kanë dalë 4430 udhëtarë shqiptarë dhe kanë hyrë 1761 shqiptarë. Ndërsa sa u përket të huajve, policia kufitare bën të ditur se kanë dalë 1936 shtetas të huaj dhe kanë hyrë 670 shtetas të huaj.

Ndërkohë rreth 1100 persona pritet të largohen këtë të mërkurë nga porti i Vlorës në drejtim të Italisë me dy tragetet e linjës Vlorë- Brindisi.

Duke qenë se nga 5 Janari nis puna në Greqi, pritet që fluksi në dogana të rritet në orët në vijim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur