Nga data 26 nëntor deri me 2 dhjetor auditoret e universiteteve publike do të mbyllem për të gjithë studentët. Kjo pasi rektoratet përkatëse kanë vendosur të festojnë festën e Pavarësisë, duke bërë një javë të plotë pushimi. Dhe sigurisht që kjo u ka pëlqyer studentëve. Lajmërimi është bërë nga vetë këshillat studentorë, të cilët e kanë publikuar njoftimin për të gjithë të rinjtë në rrjetin social Facebook.
“Nga data 26 nëntor - 2 dhjetor është pushim!! Java e Pavarësisë” – ka njoftuar të gjithë studentët këshilli studentor i Universitetit të Tiranës. Ndërkohë që i njëjti njoftim është dhënë edhe për ata që ndjekin universitetin Politeknik të Tiranës. Të rinjtë janë njoftuar që të hënën të mos paraqiten në auditore, pasi ata do të jenë të kyçura, por të vijnë sërish me datë 3 dhjetor. Ndonëse java e pushimit është zyrtarizuar nga vetë sekretaritë mësimore të fakulteteve, të rinjtë nuk janë njoftuar ende për mënyrën se si do të zëvendësohen këto ditë pushimi.
Disa thonë se do t’u shtohet një javë më tepër mësim gjatë muajit dhjetor, ndërsa disa të tjerë thonë se java e pushimit do të zëvendësohet duke bërë mësim çdo të shtunë deri sa të kompensojnë të gjitha ditët.
GJIMNAZET
Por ndërsa për shkollat e larta është konfirmuar se java e Pavarësisë do të jetë e gjitha pushim, gjimnazistët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare janë ende “nën ankth”, pasi akoma nuk e dinë se çfarë do të ndodhë. Flitet se do të kenë pushim, por lajmi nuk është konfirmuar ende. Më së shumti, ka gjasa që sistemi arsimor parauniversitar, gjatë javës së Pavarësisë të mos zhvillojë mësim, por të paraqiten në shkollë vetëm për të marrë pjesë në aktivitetet e ndryshme që të organizohen për të kremtuar 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar.
“Në fillim u fol që do e bënim pushim, por deri tani nuk na kanë thënë ende gjë në mënyrë zyrtare, thjesht na kanë thënë që këtë javë do të organizohen aktivitete për Pavarësinë”, - na tregon një nxënës i shkollës së mesme “Sami Frashëri”. Ndërkohë që nga kjo java e festës, ku askush nuk e ka mendjen të kërkojë llogari, duket se kanë përjashtuar edhe vetë mësuesit. Kështu në disa shkolla 9-vjeçare të Tiranës, dita e sotme është pushim, pasi kolektivët e mësuesve kanë organizuar udhëtime turistike jashtë vendit, përgjithësisht në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi dhe do të rikthen sërish të hënën për javën e Pavarësisë.
FESTA ZYRTARE
Në planin mësimorë të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, vetëm data 27 nëntor është e planifikuar si ditë aktivitetesh, dhe jo e gjithë java. Por data 28 nëntor, që përkon me shpalljen e Pavarësisë dhe 29 nëntori, që është dita e çlirimit të vendit, shënohen me të kuqe në kalendarin e festave dhe janë ditë pushimi zyrtar. Që do të thotë se zyrtarisht ata kanë të drejtë të bëjnë pushim të mërkurën dhe të enjten, por me sa duket euforia e festave që ka mbërthyer të gjithë, do të dojë plot një javë kohë për të gjitha shkollat në vendin tonë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com