Festa për reformën në drejtësi
Lu:Fitore e popullit,jo e politikës

Festa për reformën në drejtësi<br />Lu:Fitore e popullit,jo e politikës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu e cilëson miratimin e reformës në drejtësi si fitore të popullit shqiptar. 

Gjatë festës së organizuar nga kryetari i komisionit parlamentar të reformës, Fatmir Xhafaj, kryediplomati amerikan u shpreh se tashmë është momenti që udhëheqësit e Shqipërisë të përmbushin zotimi e tyre ndaj popullit shqiptar, duke e zbatuar këtë reformë të rëndësishme. 

"Shpresoj që udhëheqësit e Shqipërisë do të përmbushin detyrimin, duke e zbatuar plotësisht këtë reformë të rëndësishme. Demokraci e vërtetë është demokracia ku udhëheqësit dëgjojnë popullin. Urime popullit shqiptar, ky është suksesi juaj", u shpreh Lu. 

Zbatim të reformës në drejtësi kërkoi dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila theksoi se është momenti për miratimin e ligjeve shoqëruese të reformës. "Për mua ky rast është jo vetëm festimi i diçkaje që ka filluar por edhe fillimi i punës për miratimin e ligjeve", tha Vlahutin. 

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj, organizoi pasditen e kësaj të enjte në Pallatin e Brigadave, një pritje me deputetë, ambasadorë të akredituar në Tiranë si dhe ekspertë vendas e të huaj, pas miratimit të reformës në drejtësi.
 
Në këtë pritje morën pjesë dhe kryeministri Edi Rama e kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ndërsa ka refuzuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetët e opozitës. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe ambasadorët Lu e Vlahutin. Kryetari i komisionit të reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj u shpreh se miratimi me konsensus i reformës është një vepër e politikës shqiptare.

Ai falenderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë proces të rëndësishëm, ndërsa vlerësoi posaçërisht ekspertët e reformës, duke theksuar se 140 votat e Kuvendit përgenjështrojnë etiketimin e tyre pexhorativ si përfaqësues politikë. 

"Në të gjithë bëmë dicka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekespertëvt nivelit të lartë. Falenderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për pergatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush", u shpreh Xhafaj. 

rama
meta
(Rama dhe Meta në festën për reformën në drejtësi)

Rama: Reformën në drejtësi s'e ndal dot asgjë dhe asnjë
Kryeministri Edi Rama e përshkroi të gjatë dhe të vështirë rrugën e miratimit në drejtësi, duke përmendur edhe tendencat e bllokimit politik ndaj kësaj reforme.

Kreu i qeverisë theksoi se presioni i SHBA e BE, tronditi murin bllokues të Partisë Demokratike, të cilët siç tha kryeministri, nuk donin që reforma në drejtësi të miratohej.
 
Rama theksoi se reforma nuk do të ndalet, ndërsa shtoi se vështirësitë do të jenë evidente me miratimin e 7 ligjeve.
 
"Këtu ka fituar Shqipëria. Rruga e kësaj reforme kaq radikale, nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë në çdo hap qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe dhjetëra ligje të tjera. Çdo hap do të jetë një betejë. Një reformë si kjo as që mund të imagjinohej ndryshe se sa hoqëm dhe çdo të heqim akoma. Hyja tek një pakicë e vogël që besoja se reforma në drejtësi do të bëhej. Pas 21 korrikut hyj te shumica dërrmuese e shqiptare që mendojnë se këtë reformë nuk e ndal më asgjë dhe asnjë", tha Rama. 

Sipas tij, miratimi i reformës në drejtësi me 140 vota erdhi për tre arsye: presioni i vullnetit popullor, presioni i pazakonshëm i aleatëve strategjike ndaj bllokuar kundër reformës si dhe presioni që krijoi brenda këtij blloku, kuraja e disa deputetëve që garantuan shumicën për miratimin e kësaj reformë. 

Kreu i qeverisë vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në procesin e miratimit të reformës. Sipas Ramës, roli i SHBA dhe BE ishte ai i një "engjëlli mbrojtës" për reformën.
 
“As ekspertët e nivelit të lartë dhe as të Venecias nuk do ia kishin dalë nëse SHBA dhe BE nuk do të kishin bërë si asnjëherë më parë në 25 vite mbështetje për Shqipërinë. Nuk do kishin bërë engjëllin mbrojtës së reformës përballë dallgëve mbytëse të të korruptuarve të drejtësisë. Me mbështetjen e SHBA, ndihmën e Komisionit të Venecias, diturinë e ekspertëve të nivelit të lartë vendas e të huaj, me vullnetin e kësaj shumice qeverisëse dhe me gatishmërinë tonë për t'i pranuar opozitës çdo kërkesë që gjen dakordësinë e Brukselit dhe Uashigonit, do t'ia dalim ta shpëtojmë drejtësinë nga kthetrat e të korruptuarve për të çelur negociatat e BE”- deklaroi Rama. 

Kryeministri nuk kurseu dhe një batutë për partnerin e koalicionit, kreun e LSI, Ilir Meta lidhur me datën e miratimit të paketës Kushtetuese të reformës.

“Qesha sepse unë thash 21 korrikut, Berisha thotë 22 korriku, kurse Kryetari i Kuvendi thotë mesnata mes 21 dhe 22 korrikut (qesh). Kemi një histori me datat që e pasurojmë në vijim”, tha ai.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama

rama lu meta



Meta: Opozita kërkon tension, por ne s'duhet t'i përgjigjemi njësoj
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh sot gjatë festës për drejtësinë se opozita kërkon tensione politike, por nga ana tjetër mazhoranca nuk duhet t'i përgjigjet njësoj. Ai tha se ka ardhur që klasa politike të lerë mënjanë konfliktin politik dhe të bëhet bashkë për sfidat e integrimit europian të Shqipërisë.
 
"Kam një mesazh për kolegët e mazhorancës. S'duhet të harrojmë se kemi qenë në opozitë, në një vend demokratik rotacioni i pushtetit është i pashmangshëm ku të gjithë ne do të jemi në opozitë një ditë. E kuptoj kur opozita kërkon tension, por s'besoj se është interesi i mazhorancës dhe qeverisë që t'i përgjigjet në të njëjtën mënyrë. S'fitojmë ndonjë gjë nëse e bëjmë opozitën që të duket më keq. Duam që Shqipëria të duket më mirë përpara NATO-s, SHBA e BE.
 
Dua të theksoj se kam dhe një mesazh tjetër për kolegët opozitarë e ata të mazhoranës, e kam menduar rrugës kur po kthehesha me avion: "Le të punojmë për vendin tonë, të paktën për reformën në drejtësi e reformat e tjera kyçe që kanë të bëjnë me rritjen e konsolidimit dhe shtetit të së drejtës, shtet që ofron siguri për të gjithë". Le të punojmë për vendin tonë siç punojnë dy të huaj për integrimin europian të Shqipërisë siç punon Knut Fleckenstein i majtë dhe Eduard Kukan i djathtë. S'do ta harroj kur e kam marrë në telefon Fleckenstein dy ditë para votimit dhe i kam kërkuar ndjesë që e kam shqetësuar, për ta informuar dhe më ka thënë, më merr në çdo orë të ditës dhe natës, kjo gjë duhet të mbyllet me sukses. Më pat thënë që nesër paradite kam për katër orë një operacion dhe po ndodhi ndonjë gjë, më bëj SMS. Dua t'ju them shumë sinqerisht se për Ilir Metën kryetar parlamenti s'ka rëndësi ku do të jetë pas një viti, pas zgjedhjeve të ardhshme, as pas 10 vitesh e as pas 30 vitesh, por për Ilir Metën si shqiptar ka rëndësi se ku do të jetë Shqipëria pas 30 vitesh. I ftoj kolegët që në këtë moment historik, ku me votimin e 22 korrikut i kemi dhënë një shpresë popullit të ngrihemi në lartësinë e një momenti historik. Ky është detyrimi më i madh që kemi për të ardhmen e vendit e të fëmijëve tonë.
 
Pse ne pas 26 vitesh demokraci të mos bëjmë një pak, paktin e drejtësisë që t'i mbajmë duart larg nga kjo drejtësi që lindi mesnatën e 21 korrikut?"
, u shpreh Meta. 

Fjala e plotë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta



Lu: Reforma në drejtësi, fitore e popullit shqiptar
Ambasadori amerikan, Donald Lu u shpreh gjatë festës për drejtësinë se populli shqiptar fitoi nga kjo reformë. Diplomati amerikan tha se tashmë është momenti 
që udhëheqësit e Shqipërisë të përmbushin zotimi e tyre ndaj popullit shqiptar, duke e zbatuar këtë reformë të rëndësishme. 

"Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve e të partive politike, medias, komunitetit ndërkombëtar apo individualisht deputetëve? Unë e di se kush e meriton nderin dhe i takon një grupi njerëzish që nuk janë këtu. U takojnë miqve tuaj, komshinjve tuaj dhe anëtarëve të familjeve tuaja, i takon popullit shqiptar. Kam folur me dhjetëra deputetë dhe secili prej tyre më tha një gjë, se donin ta votonin këtë reformë me patjetër, sepse nëse nuk e bënin kur të ktheheshin në shtëpi tek gratë fëmijët e tyre, të gjithë prisnin ta miratonin këtë reformë. Ca prej nesh janë nderuar nga njerëz të zakonshëm në rrugë ku na thonin se e meritonin këtë reformë.
 
Njerëz që janë ankuar se gjyqtarët apo prokurorët u morën pronën e tyre. Asnjë hero i vetëm nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë.
 
Gjatë viteve të fundit, mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Sa prej nesh janë ndalur në rrugë për tu thënë se e donin këtë reformë. Historia do të regjistrojë shumë heronj dhe antiheronj. Asnjë hero nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë. Mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Njerëzit u mblodhën në vapë përpara Kuvendit për të kërkuar reformën, ndërsa Mercedezët me xhama të zinj të politikanëve, me ajër të kondicionuar, kalonin përpara tyre. Ata ishin njerëz të thjeshtë që kërkonin drejtësinë. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë. 

Jam i kënaqur që udhëheqësit politik i dëgjuan dhe e e miratuan këtë reformë.

Shpresoj që udhëheqësit e Shqipërisë do të përmbushin detyrimin, duke e zbatuar plotësisht këtë reformë të rëndësishme. Demokraci e vërtetë është demokracia ku udhëheqësit dëgjojnë popullin. Urime popullit shqiptar, ky është suksesi juaj"
, u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu.
lu

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv