Festa për statusin kandidat në BE
politika me 2 ceremoni të veçanta

Festa për statusin kandidat në BE<br />politika me 2 ceremoni të veçanta
TIRANE- Pavarësisht mesazheve pozitive që erdhën nga klasa politike, pas marrjes së statusit kandidat, vetëm pak ditë më pas, duket se janë rikthyer ndasitë e vjetra. Dhe kjo duket qartazi edhe në organizimin e ceremonive festive për këtë ditë të veçantë. E ndërsa kohë më parë ishte parashikuar një pritje zyrtare nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku ftesa ishte edhe për gjithë ish kryeministrat e vendit, përfshirë edhe Fatos Nanon dhe Sali Berishën,  ndërkohë demokratëve u ishte caktuar edhe e drejta për të mbajtur një fjalë.
 
Demokratët jo vetëm që nuk konfirmuan praninë, por vetëm në orët e pasdites së të premtes, ishte kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, që njoftoi mbajtjen e një koncert te liqeni artificial po ditën e sotme, paralelisht me ceremoninë e kryeministrisë.
 
Kjo situatë u duk qartazi edhe nga njoftimet, ku pasi kryeministria lajmëroi mbajtjen e një pritje ditën e sotme në orën 20:00 te Pallati i Brigadave, bashkia e Tiranës reagoi menjëherë duke njoftuar një tjetër koncert nga kodrat e liqenit 30 minuta më herët, në orën 19:30, me muzikë të klasike të huaj dhe vendase.
 
Nga ana tjetër burime nga kryeministria sqarojnë për “A1 Report”, se edhe Presidenti nuk e ka konfirmuar praninë e tij, duke sjellë një situatë të pazakonte, ku secila palë politike organizon festa të veçanta për marrjen e statusin.
 
Madje Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka parashikuar një pritje ditën e hënë, ku në Tiranë do të vijë për një vizitë zyrtare presidenti i Komisionit Europian Joze Manuel Barroso.
 
Kjo është një situatë e pazakontë dhe që s’ka ndodhur më parë në vend, kur në ditë të rëndësishme për vendin, si ishte anëtarësimi në NATO, apo liberalizimi i vizave, opozita e atëhershme nuk ka organizuar ceremoni paralele, duke ia lënë të drejtën autoriteteve shtetërore si e parashikon edhe protokolli i shtetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç