Festa të shfrenuara me drogë e alkool, 150 turistë në Porto Novo: Në Shqipëri çdo gjë është e mundur! Peshkatari: S'janë normalë! Autoritetet s'ndërhyjnë për ta ndaluar eventin

VLORË- Të pashqetësuar nga askush, as nga autoritetet, 150 turistë nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur prej 2 javësh në Porto Novo, duke organizuar festa të shfrenuara me drogë e alkool. “Ileghal Techno” quhet eventi i tyre, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri që në fillim të shtatorit dhe fillimisht u ndalën në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ndërsa destinacion të radhës zgjodhën Porto Novën në Vlorë.

Gjatë qëndrimit në këto brigje, ata kanë organizuar festa të shfrenuara siç pohon edhe një peshkatar, i cili thotë se ata nuk janë turistë të zakonshëm.

"Këtu kanë ardhur njerëz normal zakonisht, tani së fundmi kanë ardhur këta, e shikojnë argëtimin ndryshe, me disko, me pije të ndryshme. Ishin tre diskoteka", thotë.

Turistët shprehen se zgjedhin pikërisht këtë vend për shkak të faktit se janë 'në mes të askundit', ndërsa një tjetër thotë se në "Shqipëri çdo gjë është e mundur". 

"Jam nga Sardenja e Italisë, këtu është bukur, kam dy ditë këtu, më pëlqen. Shqipëria është vend i bukur. Do ja sugjeroj edhe miqve të mi që ta vizitojnë, edhe njerëzit janë shumë të mirë".

"Jam nga Zvicra, kam 3 javë në Shqipëri. Këtu është super, është shumë bukur. Çdo gjë është perfekte, jemi në mes të askundit, të qetë, por edhe qytetin e kemi shumë afër për të shkuar. Më pëlqen me të vërtetë shumë Shqipëria, do ta vizitoj sërish. Në Shqipëri çdo gjë është e mundur".

"Unë vij nga Roma, Itali. Më pëlqen me të vërtetë këtu, është shumë këndshëm. Unë udhëtoj shumë, e dua këtë vend. Kam ardhur këtu me miqtë e mi".

Grupimi “Ileghal Techno” është një festë e paligjshme ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë Europa, ku nuk mungojnë dhe shqiptarë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme, duke u argëtuar pa limit e duke përdorur masivisht alkool dhe lëndë narkotike. E pavarësisht kësaj, autoritete shqiptare nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar organizimin në Shqipëri.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 20/09/2021 16:55

    Leni keta te bojn cfar Te duan. Nuk e shikoni ju keta jon ajka e europes keta do e sjellin Europen në shqiperi.. keta as nuk harxhojn . Perte lare lahen njehere në kater muaj. Keshtu. I bie te lahen në shtepin e vet kurte kthejen.keto rrin hij gjith diten e gjith noten .

    Përgjigju
  • 2001: 20/09/2021 13:54

    Jo po te kthejm kohen e enverit,ku femrat visheshin me golf patallona e fundin siper ku nuk dalloheshin me meshkujt,dhe per cdo fjale tju thojshe pergjigjia ishte e njejt permendsh DREJTOU NE FAMILJE!

    Përgjigju
  • PETRIT: 20/09/2021 11:06

    Nuk na mjaftojne problemet qe kemi, pa shtuar edhe keta barbone qe vetem pisllek sjellin.Tregojuni rrugen tani per matane kufirit, sa nuk eshte teper vone.

    Përgjigju
    • Fieri: 20/09/2021 13:53

      Jan kenaqur peshkataret e vlores me prezaqet e italise.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj