Festat, bilanci i Policisë:
Një i vdekur, 17 të lënduar 
Mister rrethanat e vdekjes së 16-vjeçarit në Laç

Festat, bilanci i Policisë:<br />Një i vdekur, 17 të lënduar <br />Mister rrethanat e vdekjes së 16-vjeçarit në Laç<br /><br>
Festa e nderrimit të viteve i gjeti mijëra punonjës policie, larg familjes, në detyrë në shërbim të qytetarëve.

Pak orë pas ndërrimit të viteve, policia ka bërë bilancin duke vdekjen e një 16vjeçari në Kurbin, K.Gj, dhe lëndimin e 17 personave nga fishekzjarret. Mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së të riut në Laç i cili kishte dalë të hedhë fishekzjarret por u gjet i pajetë më pas nga familjarët. 

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në rrugë, janë pezulluar 32 leje drejtimi automjetesh nën efektin e alkoolit, ndërsa një drejtues automjeti është arrestuar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 

Gjatë ndërrimit të viteve si rezultat i hedhjes së fishekzjarreve, në të gjithë vendin janë lënduar lehtë 17 persona, të cilët kanë marrë mjekim dhe janë larguar në banesat e tyre, ndërsa 1 shtetas nga Dibra është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar pasi ishte dëmtuar në sy. Është dëmtuar gjithashtu 1 automjet i parkuar, si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve.

Në Laç shtetasi K.Gj, 16 vjeç, banues në Sanxhak, është gjetur i vdekur nga familjarët në taracën e banesës së tij me një dëmtim në koke. Trupi i viktimës është dërguar në Tiranë për një ekspertizë mjeko-ligjore më të specializuar për të përcaktuar nga se i është shkaktuar dëmtimi që ka humbur jetën. Nuk ka patur ngjarje kriminale si grabitje me dhunë ose me armë, apo plagosje e vrasje, si dhe nuk është shënuar asnjë aksident me pasojë vdekjen apo me plagosje të rënda.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 aksidente me pasoja të lehta. Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vijuar gjatë gjithë orëve të para të mëngjesit kontrollin për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur, për shpejtësinë tej normave të lejuara si dhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, por edhe për shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Në të gjithë vendin janë pezulluar 32 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga to 14 patenta vetem ne Tirane. Nga Policia Rrugore e Tiranës, gjatë orëve të para të mëngjesit është arrestuar 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’