'Festat duan dashuri' në Berat/ Ministri Klosi u dhuron fëmijëve me nevoja të veçanta dhurata

'Festat duan dashuri' në Berat/ Ministri Klosi u dhuron fëmijëve me nevoja të veçanta dhurata

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Aktiviteti  "Festat duan dashuri" është ndalur këtë të shtunë në Berat. Ministri Blendi Klosi ka zgjedhur qendrën e zhvillimit në këtë qytet, ku strehohen 27 fëmijë me aftësi ndryshme e të grupmoshave të ndryshme, për të shpërndarë dhurata. 

Teksa u ka dhuruar fëmijëve me nevoja të veçanta dhurata të ndryshme, Klosi theksoi rëndësinë e trajtimit të tyre me dashuri.“Kjo është për t’i dhënë dashuri atyre njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashurinë e shoqërisë, për dashurinë e shtetit, për dashurinë e njerëzve që mund të ndajnë me ta një festë kaq të bukur sa festat e vitit të ri”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit. 

Më tej Klosi u shpreh se ndaj këtyre fëmijëve duhen marrë parasysh edhe mundësitë që i duhen krijuar për të qenë më të aftë për punë, duke përmendur si një të tillë edhe shkollën profesionale të Beratit. “Shkolla profesionale këtu në Berat trajton dhe trajnon disa nga fëmijët me aftësi të kufizuar për t'i bërë atyre të mundur që të hyjnë në tregun e punës”, u shpreh Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja