Ka nisur në Tiranë java e festave. Deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për festat. Këtë mbrëmje, në sheshin ‘Skëndërbej’ do ketë sërish koncert, ndërsa artistë si Bes Kallaku, Mandi Nishtulla, Klementi e Petrit Vullkani do ngjiten në skenë.
Në vigjilje të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi mbrëmjen e së shtunës, një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive. Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve.
I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. Për të shijuar koncertin u mblodhën qytetarë të shumtë, të cilët ndanë edhe urimet e para me këtë rast.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli në rrjetet sociale pamje nga koncerti festiv. Përmes një postimi, Veliaj shkruan: “Nga magjia e mbrëmshme e Vigjiljes së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Është java e festave dhe deri më datë 31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme”.
Zbukurimet, por edhe atmosfera fantastike nga ka bërë që një numër i madh turistësh të zgjedhin Tiranën për të kaluar festat e fundvitit.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
E keni tepruar me ushqimin? Ja çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit
2 Janar, 20:50
-
Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare
2 Janar, 18:52
-
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
1 Janar, 15:46
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Viti i Ri/ Qeveria cakton 3 janarin ditë pushimi! Administrata shtetërore e nis Vitin e Ri me 5 ditë pushim
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Ilir Yzeiri: Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen
30 Dhjetor 2024, 19:05
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Mbledhja e qeverisë, shpërblim 10 mijë lekë për festat e fundvitit për punonjësit e policisë
30 Dhjetor 2024, 18:44
-
Shtohen arrestimet për alkoolin/ 'Ishim te festa e punës', në 29 ditë të dhjetorit janë prangosur 161 shtetas
29 Dhjetor 2024, 23:00
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15
-
Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:17