80 fëmijë jetimë të Elbasanit janë gëzuar me dhurata në prag të festave të fundvitit. Në ceremoninë e organizuar me kontributin e deputetes së Elbasanit, Evis Kushi, dhe bisnesmenes Olesia Duka, janë përcjellë urime duke lumturuar fëmijët e pranishëm.

Nuk kanë qenë vetëm dhuratat motiv i kësaj feste, por edhe një grup animatorësh, të cilët kanë përformuar për fëmijët. Evis Kushi duke përcjellë urimin e saj për të gjithë fëmijët, tha se tashmë është krijuar një traditë shumë e bukur në qytetin e Elbasanit, festa me fëmijët që kanë nevojë për më shumë dashuri e më shumë vëmëndje.

Qëllimi i aktivitetit, theksoi ajo, nuk janë vetëm dhuratat dhe kjo festë, por që këta fëmijë të jenë në qendër të vëmendjes së shoqërisë.

Më pas fëmijët kanë marrë dhuratat e përgatitura si dhe kanë kaluar momente të gëzuara në shoqërinë e animatorëve duke e bërë më të bukur ditën dhe këtë prag festash për ta.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com